23.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 168

1. Adhurimi i Allahut! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ
“Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!” (El Keuther; 2).

I veçoi këto dy adhurime, ngase janë adhurimet më madhore dhe më të veqanta në Islam.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah, në tefsirin e tij; fq.934

2. Teuhidi! A nuk e sheh sheh se haxhiu e fillon haxhin e tij duke thënë telbijen dhe duke e mbaruar tavafin lamtumirës me faljen e dy rekateve në të cilat lexon suren e sinqetitetit(El ihlas) dhe suren e Teuhidit (El Kafirun). Gjëja më madhore që thonë haxhilerët në ditën e Arafatit është fjala e teuhidit. Andaj, shiko se çfarë lidhshmërie ka në mes haxhit dhe teuhidit.

Shejh Muhamed el Hudajri

3. Teuhidi! Allahu, xhele ue ala, ka thënë وَلَا أَنْتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ

“As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!” (El Kafirun; 3).

Ka zbritur për disa persona të caktuar. Pra, as nuk do ta adhuroni Allahun tash e as më vonë. Kjo është prej shenjave të vërtetësisë së pejgamberllëkut dhe shpalljes, ngase të gjithëve që ju tha kështu resulullahu, salallahu alejhi ue selem! , vdiqën në idhujtari dhe kurr nuk e adhuruan Allahun me adhurim të pastër prej shirkut.

Shejh Dr. Nasir el Umer

4. Xheneti! I përshkruajti Allahu begatitë e banorëve të Xhenetit, duke thënë; نُزُلًا مِنْ غَفُورٍ رَحِيمٍ

” Pritje nga Falësi, Mëshiruesi!” (Fusilet; 32).

U përmbyllën dy ajetet me dy emrat e bukur të Allahut; 1. El Gafur(Falës i mëkateve) dhe 2. Err Rrahim( Mëshiruesi). Duke na bërë me dije se Allahu ua fali atyre të gjitha mëkatet edhe ato që nuk janë penduar prej tyre në dunja dhe se Ai është i Mëshirshëm ndaj tyre, ngase ata ishin në dunja prej atyre e donin Allahun, frikësoheshin prej Tij dhe e ndihmonin fenë e Tij.

Ibn Ashuri, rahimehullah Et Tahrir Vet Tenvir; 24/287

5. Vlera e Sinqeritetit! Ata që janë pajisur me dritën e Kuranit e dinë mirë se rruga e lumturisë arrihet përmes diturisë dhe ibadetit. Të gjithë njerëzit janë të humbur përpos të diturve. Të gjithë të diturit janë në humbje përpos atyre që veprojnë me dituri. Të gjithë që u cekën më lartë janë humbje përpos të sinqertëve. Edhe të sinqertit janë në rrezik të madh; أَلَا لِلَّهِ الدِّينُ الْخَالِصُ

“Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për Allahun!” (Zumer; 3).

El Gazali, rahimehullah Ihja Ulum ed Din; 4/36262

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...