MEDITIME KURANORE – 177

MEDITIME KURANORE – 177

0 380

1. Mbështetja në Allahun! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَأَيُّوبَ إِذْ نَادَىٰ رَبَّهُ أَنِّي مَسَّنِيَ الضُّرُّ وَأَنْتَ أَرْحَمُ الرَّاحِمِينَ

“(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!” (Enbija; 83).

Ejubi, alejhi selam, kur u sprovua shumë, nuk u mbështetë në veprat e mira që kishte vepruar e as në durimin e tij, por imani (besimi) i tij i fort kishte bindje të thellë tek Allahu, se Ai është më i Mëshirshmi prej mëshiruesve.

Dr. Abdullah Belkasim

2. Përmendja e Allahut! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; ْ وَيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ فِي أَيَّامٍ مَعْلُومَاتٍ

“Dhe që ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi).” (Haxh: 28).

Lufta në rrugën e Allahut është vepra më e mirë, por duke ditur që shumica e njerëzve nuk kanë fuqi dhe mundësi të bëjnë një gjë të tillë, atëherë përmendja e shpeshtë e Allahut e arrin vlerën e luftës në rrugën e Allahut, bile bile në kohën e dhjetë ditëve të Dhulhixhes ia tejkalon në vlerë dhe shpërblim edhe luftës në rrugën e Allahut , përpos (nuk mundet t’ia tejkalon në shpërblim) njeriut i cili ka dal prej shtëpisë së tij (në luftë në rrugën e Allahut) me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk është kthyer mbrapa me asnjërën prej tyre.

Hafidh Ibn Rexhebi, rahimehullah Letaiful Mearif; fq.249

3. Shkaqet e lumturisë së vërtetë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; فَأَمَّا مَنْ أَعْطَىٰ وَاتَّقَىٰ. وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَىٰ. فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَىٰ

“E sa i përket atij që jep dhe ruhet. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën. Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën.” (El Lejl; 5-7).

Këto ajete ngërthejnë në vete të gjitha shkaqet e lumturisë , ato janë; 1. Kryerja e urdhërave të Allahut; pjesa a ajetit: “atij që jep.” 2. Largimi nga ndalesat e Allahut; pjesa e ajetit; ” dhe ruhet.” 3. Besimi i paluhatshëm në gjërat që ka lajmëruar Allahu dhe i dërguari i Tij; pjesa e ajetit; ” Dhe vërteton bindshëm.” Kush i realizon këto gjëra, Allahu, tha; ” Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën.”

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah Tejsir Letiful Menan; fq. 332

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 590