17.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 186

1. Begatitë e Xhenetit! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

أَصْحَابُ الْجَنَّةِ يَوْمَئِذٍ خَيْرٌ مُسْتَقَرًّا وَأَحْسَنُ مَقِيلًا

“Atë ditë banuesit e Xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.” (Furkan; 24).

Disa dijetarë nisur nga ky ajet kanë thënë; “Banorët e Xhenetit do të gjykohen me një gjykim të lehtë dhe jo të gjatë, gjykimi i tyre do mbaroj në gjysmën e ditës.”

Shejh Muhamed Emin Shinkiti, rahimehullah Edvaul Bejan; 5/278

2. Garimi në vepra të mira! Shkoi gjysma e Ramazanit dhe shkuan ditët, kjo mundësi nuk përsëritet shpesh, vetëm njëher brenda vitit, andaj, ndalu pak dhe mendo; Nëse je prej atyre që i ka shfrytëzuar ditët e kaluara si duhet në maksimum, atëher i lumi t’i, meriton të përgëzohesh me këtë sukses që ta dha Allahu;

قُلْ بِفَضْلِ اللَّهِ وَبِرَحْمَتِهِ فَبِذَٰلِكَ فَلْيَفْرَحُوا هُوَ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ

“Thuaj: “Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (Junus; 58).

Kurse, nëse je prej atyre që ka dështuar ditët e kaluara në shumë aspekte, fillo dhe qaj për veten tënde dhe frikësohu fortë që mos të jesh prej këtyre; ُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطًا “Puna e tij ka mbaruar.” (Kehf; 28).

Vendos fuqishëm që do i shfrytëzosh në maksimum ditët e mbetura dhe ta rikthesh atë që të iku dhe që kaloi.

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Imani! Ajo që më së shumti argumenton se e ke imanin në rregull, është; Dorëzimi i tërsishëm para urdhërave të Allahut, xhele ue ala dhe të dërguarit të Tij, Muhamedit, salallahu alejhi ue selem!, duke mos ndjerë fare pakënaqësi në zemër;

فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لَا يَجِدُوا فِي أَنْفُسِهِمْ حَرَجًا مِمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيمًا

“Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” (Nisa; 65).

Dr. Muhamed Rebia

4. Dëshmia e rrejshme! Allahu, xhele ue ala, ka thënë;

وَالَّذِينَ لَا يَشْهَدُونَ الزُّورَ وَإِذَا مَرُّوا بِاللَّغْوِ مَرُّوا كِرَامًا

“(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.” (Furkan; 72)

Çdokush e kupton ajetin Kuranor se ka të bëj vetëm me dëshminë e rrejshme. Por, dine se kuptimi i ajetit Kuranor është më i gjërë. Ngase çdo e keqe është e rrejshme. Dhe kush e dinë se filan çështja që veprohet është e keqe dhe nuk e ndalon atë (nëse ka mundësi për ta ndaluar), atëherë i tilli është privuar nga një cilësi madhore e robërve të zgjedhur të Allahut.

Shejh Dr. Nasir el Umer

5. Mbështetja në Allahun! Në surën Shuara në ajetin (52) në rrëfimin e shokëve të Musait alejhi selam, tha Allahu; ٰ أَنْ أَسْرِ بِعِبَادِي إِنَّكُمْ مُتَّبَعُونَ “Të udhëtosh natën me robërit e Mi.”

Pra, i quajti me këtë emër të nderuar; Robërit e Mi! Por, kur atyre ju dobësua mbështetja në Allahun dhe nuk e ndjenin më se Allahu po kujdeset për ta, Allahu ua ndërroi këtë emër të nderuar atyre dhe tha në ajetin (61)të sures Shuara; ِ قَالَ أَصْحَابُ مُوسَىٰ إِنَّا لَمُدْرَكُونَ

“Shokët e Musait Thanë: “Me siguri na zunë!” Pra, në ajetin më lartë tha; Robërit e Mi, kurse tash; Shokët e Musait!

Shejh Dr. Muhamed Ibn Abdilah el Kahtani

Nga arabishtja; Suad Shabani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...