Edukata e vizitës së xhamisë së resulullahut, salallahu alejhi ue selem! , në Medine!
Allahu, xhele ue ala, ka thënë; يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَرْفَعُوا أَصْوَاتَكُمْ فَوْقَ صَوْتِ النَّبِيِّ وَلَا تَجْهَرُوا لَهُ بِالْقَوْلِ كَجَهْرِ بَعْضِكُمْ لِبَعْضٍ أَنْ تَحْبَطَ أَعْمَالُكُمْ وَأَنْتُمْ لَا تَشْعُرُونَ
“O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.” (Huxhurat; 2)
Disa dobi nga ajeti;
1. Nuk lejohet ngritja e zërit nê xhaminë e resulullahut, salallahu alejhi ue selem! , në Medine.
2. Ndodh që të zhduken(të prishen) veprat e mira të robit të Allahu duke mos e ndjer dhe ditur fare ai këtë gjë, andaj duhet që vazhdimishtë robi ta llogarisë veten e tij.
3. Obligohet respektimi dhe nderimi i resulullahut, salallahu alejhi ue selem! , sa ishte gjallë, por edhe pas vdekjes së tij.
4. Porosia ishte për sahabët që kur resulullahu , salallahu alejhi ue selem! , flet ose kur ai është në një tubim me ta, ata nuk duhet të flasin me zë të lartë apo duhet të heshtin kur ai flet, kurse për neve vlen dy aspekte:
a. Mosngritja e zërit në dua, kur flasim tek xhamia e tij dhe
b. Kur vjen ndonjë thënie e tij nga dikush apo kur e lexojmë mos ta jundërshtojmë ose mos ta komentojmë me komente devijante.
5. Kur veprat zhduken, pra humbet shpërblimi për to.
6. Shumë njerëz i rrezikojnë veprat e tyre të mira por edhe besimin e tyre nga injoranca e madhe tyre rreth fesë dhe rregullave të saj.
Shkroi; Halid Ibn Mahmud el Xhuheni
Kontrolloi; Vehid Ibn Abduselam Bali
Nga arabishtja; Suad Shabani