1. Ji i paluhatshëm në lutjet e tua drejtuat Allahut si dhe kërko shumë nga Ai! Lutja e Musait, alejhi selam, drejtuar Allahut, xhele ue ala; “Dhe më lehtëso në këtë punë timen!” (Ta’ha; 26).
Musai, alejhi selam nuk kërkoi nga Allahu vetëm lehtësimin e thirrjes në Islam të Fir’aunit, por kërkoi njëkohësisht lehtësimin e të gjitha çështjeve të jetës së tij.
Dr. Abdullah BelKasim
2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni All-llahut dhe të Dërguarit.” (Nisa; 59).
Ky ajet është argument se shpallja (vahji) është e përkryer dhe gjithëpërfshirëse, po mos të ishte e tillë nuk do na urdhëronte Allahu t’i kthehemi asaj kur kemi mospajtime. Pra, kthyerja tek shpallja (Kur’ani dhe Suneti) për zgjidhjen e mospajtimeve ngërthen në vete dobi të mëdha.
Dr. Abdurrahman Shihri
3. Ka mundësi ata që e urrejnë hakun (të vërtetën) angazhohen të të pengojnë që t’i të stagnosh në arritjen e cakut(suksesit) dhe ta mbash kokën kthyer mbrapa duke i shikuar fjalët dhe kurthat e tyre. Allahu, xhele ue ala, i ka thënë pejgamberit të tij, Lutit, alejhi selam; “Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe rri pas tyre (që të mos frkësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.” (Hud; 81).
Shejh Dr. Su’ud esh Shurejm (Imami Qabes)
4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ata thanë: “O shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që adhuruan prindërit tanë.” (Hud; 87).
Sikurse njerëzit e tillë e kishin vërejtur se Shuajbi, alejhi selam, nuk kishte kryer ndonjë vepër më shumë (më shpesh) se faljen e namazit, andaj populli i tij e veçoi përmendjen e namazit kur iu drejtuan Shuajbin, alejhi selam.
Dr. Abdurrahman esh Shihrij.
5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.” (Kaf; 5).
E luhatshme, dmth; E përzier, e mjegulluar, jo e qartë. Çdo njeri që refuzon pranimin e hakut (të vërtetës) në fillim, le ta dinë se në të ardhmen do të sprovohet me dyshime dhe luhatje në pranimin e hakut.
Shejh Ibn Uthejmini në tefsirin e tij; Tefsiri i sures Kaf; fq.75
Burimi: albislam.com
Nga arabishtja: Suad Shabani