1. Sha’biu, rahimehullah, ka thënë; “Nëse hasë në mospajtimim mes dy mendimeve për një çështje fetare, atëherë merre atë që është më e lehtë për t’u zbatuar, sepse ajo është më afër të vërtetës, ngase Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju.” (El Bekare; 185).
2. Dy sure të Kur’anit, kanë filluar me shprehjen “Mjerë për atë…”, si; “Mjerë për atë që hanë në peshë (dhe matje).” “Mjerë për çdo shpifës – përqeshës.”
1- E para është për atë që cënon të tjerët në pasurinë e tyre.
2- E dyta është për atë që cënon të tjerët në nderin e tyre.”
3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A nuk e studiojnë(meditojnë) me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet! ” (Muhamed: 24).
Kurani është i hapur për meditim, mirëpo ka zemra të mbyllura të privuara për arsye të gjunaheve!
4. Shejtani çdo herë mundohet që të ndërpres nga mësimi i Kur’anit duke të pëshpërit me veset e tij. Andaj vazhdo dhe qëndro në mësimin e Kur’anit, sepse ai është thesar që nuk i jipet çdo kujt.
AbdulMuhsin El Kasim
5. Imagjino! Je në mesin e detit, të është hedhur një litar, që do ta kapësh fortë në mënyrë që të shpëtosh nga mbytja apo fundosja. Kështu është edhe dynjaja, Kurani është litari i Allahut i sigurtë Andaj, kapu fort pas tij!
Burimi; albislam.com
Nga arabishtja; Suad Shabani