MEDITIME KURANORE – 89

MEDITIME KURANORE – 89

0 1459

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur’anin – namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm.” (El Isra; 79).

Kjo është një lëvdatë dhe nxitje për ata që falin namazin e natës dhe pozita e tyre tek Allahu është varësisht se sa ata ia bëjnë hyzmetin kësaj vepre madhore dhe të dashur tek Allahu, xhele ue ala!

Tefsir Ibn Badis; 1/141

2. Transmetohet se Muxhahidin, rahimehullah, e pyetën; Kush ka vepruar më mirë, ai i cili ka lexuar suren el Bekare dhe Ali Imran apo njeriu i cili ka lexuar vetëm suren el Bekare, edhe pse të dytë kanë falur dy rekate namaz, kanë bë ruku dhe sexhde të njejta!? Muxhahidi, tha; Ai i cili ka lexuar vetëm suren el Bekare në dy rekate ka vepruar më mirë, më pas lexoi fjalën e Allahut, xhele ue ala, ku thotë; “Dhe (ta shpallëm) Kur’anin që Ne e ndam pjesë – pjesë për t’ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një.” (El Isra; 106).

Fet’hul Barij, të Ibn Haxherit, rahimehullah; 9/89

3. I mençur është ai që i shikon të metat e tij, në mënyrë që t’i përmisoj ato. I mençuri nuk i shikon të metat e të tjerëve në mënyrë që t’i përhap ato. Mu për këtë arsye, Allahu, xhele ue ala, tha në Kur’an; “Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk e dini.” (Nurë; 19).

Shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures el Huxhurat; fq.51

4. Falënderimi i takon Allahut, që shumica prej muslimanëve i kërkojnë mirësitë e Allahut, mirëpo shumica prej tyre kërkojnë mirësitë e dunjas nga Allahu, siç janë; rizku (furnizimi), shëndeti, etj. Kurse, pak prej tyre kërkojnë nga Allahu mirësinë e pastrimit të shpirtit dhe zemrës. Mu, për këtë arsye, Allahu, xhele ue ala, tha në Kur’an; sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej më kurrë (prej mëkatesh), por Allahu e pastron atë që do Ai.” (Nurë; 21).

Ibrahim Sekran

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij.” (Jusuf; 9).

Po mos të ishte mirësia, dhuntia, kujdesi dhe ndihma nga Allahu, robi nuk do të forcohej dhe qëndronte në të vërtetën.

Shejh Muhamed Salih el Munexhid

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 593