27.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

MEDITIME KURANORE – 93

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “… atë që e keni në veten tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, Allahu do t’ju marrë në llogari.” (El Bekare; 284).

Aludon se Allahu do t’i merr në llogari për gjërat që i mban njeriu në veten e tij (qoftë i shfaq apo jo), e jo që Allahu do t’i denoj për çdo gjë që ata kanë në veten e tyre.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 14/101

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në Xhennet) derisa të mos e jepnimë të dhëmbshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. çkado që jepni (për Zotin), Allahu atë e di.” (Ali Imran; 92).

Duhet që muslimani ta fus në praktikë këtë porosi Kur’anore qoftë edhe vetëm njëherë gjatë jetës së tij. Nëse besimtarin e mahnit diç nga pasuria e tij, atëherë është mirë që ai ta dhuroj atë pjesë të pasurisë sadaka (lëmoshë) me shpresë tek Allahu se do ta arrijë sinqeritetin (mirësinë) e plotë që e ka cek Allahu në ajetin e lartëpërmendur.

Shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah Tefsiri sures Ali Imran

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E ti pra, mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.” (Neml; 79).

Kjo aludon në atë se thirrësi për në rrugën e drejtë është i sigurtë në ndihmën e Allahut dhe se Allahu nuk do ta lë të vetëm atë.

Ibn Axhibe el Fasij El Bahrul Mudid; 4/217

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “E pasi ai (Musai) e arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur, Ne i dhamë urtësi e dituri. Kështu ne i shpërblejmë bamirësit.” (El Kasas; 14).

Prej gjëra më madhore që Allahu ia dhuron robërve të Tij të sinqertë në periudhën e pleqërisë është pjekuria dhe urtësia në fjalë dhe vepra.

Hasan el Basriu, rahimehullah Miftah Dar es Sea’deh, të Ibn Kajimit rahimehullah; 1/167

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed; 24).

E lexojmë këtë porosi Kur’anore dhe e kalojmë thjeshtë sikurse i kalojmë porosit tjera Kur’anore, thjeshtë lexim pa u ndalur fare për meditim, a ka privim më të keq se ky!?

Nga arabishtja; Suad Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...