Një ditë imam Neveviu Allahu e mëshiroftë po ligjëronte pranë nxënësve të tij dhe arriti te fjalët e Zotit të Plotfuqishëm:
“Lajmeroi robërit e Mi se Unë jam Falësi, Mëshirëploti dhe se dënimi Im është dënim i dhembshëm.”
Kështu që ai filloi të qante. Nxënësit i thanë: Çfarë të bëri të qashë, o Imam? Ai tha: A nuk e patë mëshirën e Zotit, ku Ai ia atribuoi Vetes së Tij mëshirën dhe faljen, duke thënë: “Unë jam Falësi, Mëshirëploti!” Dhe Ai nuk ia atribuoi dënimin Vetes, por e bëri pronë të Tij, duke thënë: “Dënimi Im është dënim i dhimbshëm!” Dhe Ai nuk tha: “Unë jam Ai që ndëshkon.” Pastaj m’u kujtuan fjalët e Ibn Abbasit kur tha: “Zoti aq shumë mëshirë do të zbres tek njerëzit Ditën e Ringjalljes derisa shejtani të mendojë se Zoti do ta falë.”
O Allah, të lutemi Ty, me mëshirën Tënde që përfshinë gjithçka, një mëshirë nga ana Jote që do të na bëjë të pavarur nga mëshira e kujtdo tjetër përveç Teje. O Zot, na jep falje, mëshirë dhe çlirim nga Zjarri i Xhehenemit.
Përshtati
Hoxhë Ismail Asllani