MIRËSJELLJA DHE JETESA E LUMTUR BASHKËSHORTORE

MIRËSJELLJA DHE JETESA E LUMTUR BASHKËSHORTORE

0 3198

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“Silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë (duroni) sepse është e mundur që juve diçka të mos u pëlqejë, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.” (Nisa: 19).

” Kur t’i lëshoni gratë dhe atyre t’u afrohet afati i fundit, mbani ato me një mënyrë të arsyeshme, ose i lëshoni me mirësi. Dhe mos i mbani ato me qëllim dëmtimi, se ashtu i keni bërë zullum vetes. Mos luani me urdhrat (versetet) e Allahut dhe kujtoni begatitë që u ka dhënë Allahu, edhe Librin (Kuranin) dhe diturinë e hollësishme, që ua ka zbritur, për t’ju këshilluar juve. Kini frikë Allahun dhe dinie se Allahu di çdo gjë!.” (El Bekare: 231).

” Ato kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra, sipas arsyes, – përpos që burrat kanë përparësi për vetëm një shkallë. Se, Allahu, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” (El Bekare: 228).

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Besimtari me iman më të plotë është ai i cili ka moralin më të përsosur. Dhe me të zgjedhurit (të mirë) nga ju, janë ata që sillen më së miri me gratë e tyre.”

(Shënon: Tirmidhiu: 1162, Ibn Hibani në Sahihun e tij: 4164).

Transmetohet nga Aishja-, Allahu qoftë i kënaqur me te!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Më i miri prej jush, është ai i cili është më i miri me familjen e tij, kurse unë jam më i miri me familjen time.” (Shënon: Ibn Hibani në Sahihun e tij: 4165).

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Silluni mirë me gratë e juaja, sepse gruaja është e krijuar nga briri, më e shtrembra e bririt është pjesa me e lartë e tij (maja e tij), nëse e merr dhe tenton ta drejtosh atëherë ke për ta thyer atë, e nëse e lë atëherë ajo do mbetet e shtrembër. Andaj, silluni mirë me gratë e juaja.” (Shënon: Buhariu: 2331, Muslimi: 1468).

Transmetohet nga Muavije ibn Hajdete,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: E pyeta të Dërguarin e Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- se cili është obligimi ynë ndaj gruas? I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- iu përgjigj: ” Ta ushqesh gruan tënde kur ushqehesh vetë, ta veshësh gruan tënde kur ta veshësh vetën tënde, mos ta goditësh gruan tënde në fytyrë, mos ta nënçmosh, mos ta braktisësh gruan tënde pos nga shtrati.” (Shënon: Ebu Davudi: 2142).

Transmetohet nga Amrun bin Ahuesi el Xhushemiji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e kishte dëgjuar Muhamedin,- alejhi selam, në haxhin lamtumirës, pasi kishte falënderuar, madhëruar, përkujtuar Allahun, ai iu drejtua njerëzve me këto këshilla: ” Të jeni më të kujdesshëm ndaj grave tuaja dhe silluni mirë me to, sepse ato i keni në përkujdesjen tuaj dhe nuk keni asgjë tjetër mbi to (pushtet, etj), pos nëse ato janë amorale (zinaqare), atëherë largoni ato nga shtrati juaj, rrihni me një rrahje të lehtë, e nëse ato ju respektojnë si kërkohet, atëherë mos u sillni keq me to. Dijeni se ju keni përgjegjësi (obligime) ndaj grave tuaja si dhe ato kanë obligime ndaj jush. Obligimi i grave tuaja ndaj jush është që ato të mos lejojnë në shtrat dhe të hyjë në shtëpinë e juaj atë që e urreni ju (nuk e doni ta keni si mysafir në shtëpinë tuaj, etj). Kurse obligimi i juaj ndaj grave tuaja është që të silleni mënyrën sa më të mirë me to, t’i mbathni dhe t’i ushqeni ato.” (Shënon: Ibn Maxhe: 1851, Tirmidhiu: 1163 dhe thotë se hadithi është hasen(i mirë).

Dhe Transmeton Hakimi: 172/4) nga Muadh ibn Xhebeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nëse do ta urdhëroja ndonjë nga krijesat që t’i bënte sexhde dikujt tjetër pos Allahut, atëherë do ta urdhëroja gruan që t’i bëjë sexhde bashkëshortit të saj, përshkak se gruaja ka shumë obligime të mëdha ndaj burrit të saj. Nuk ka për ta shijuar gruaja ëmbëlsinë e imanit(besimit), derisa t’i kryej obligimet madhore që i ka ajo ndaj burrit të saj, qoftë edhe nëse burri kërkon edhe shpirtin e saj, ajo nuk duhet të veprojë ndryshe, pos t’i nënshtrohet kërkesave të burrit të saj.”

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nëse burri i kërkon gruas së tij dëfrim në shtrat, e ajo e refuzon kërkesën e burrit të saj dhe burri i saj fle i hidhëruar ndaj gruas së tij, atëherë le ta dinë gruaja se melaiket do ta mallkojnë atë deri në mëngjes.” (Shënon: Buhariu: 5193, Muslimi: 1436).

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk i lejohet gruas të agjëroj (nafile), përderisa burri i saj është prezent në shtëpi, pos me lejen e tij(burrit të saj). Gjithashtu, nuk i lejohet gruas ta pranojë të hyjë dikush në shtëpi pos me lejen e burri të saj.” ( Buhariu: 5192, Muslimi: 1062).

Autor; Muhamed Ahmed el Adeui

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM