23.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

MOS E NËNÇMO VEPRËN TËNDE

Mos e nënçmo veprën tënde

Mos e nënçmo çdo vepër të mirë që e bën, po qoftë ajo edhe shumë e vogël në sytë e tu, sepse ndoshta ajo mund të jetë shkak për ty që të futesh nesër në xhennet.

Vepro në të njëjtën mënyrë edhe me mëkatet. Mos i nënvlerëso ato sa do të vegjël të jenë ato, sepse ndoshta ato mund të bëhet shkak për hyrjen tënde në zjarr. Trokit në gjithë dyert e veprave të mira, ngase nuk i dihet se cila prej tyre mund të të hapet e të të shpije drejt në xhennet, kur dihet që një njeri ka hyrë në xhennet vetëm se e ka larguar nga rruga një pengesë që i pengonte udhëtarët në rrugë.

Ndoshta një fjalë e jotja apo një këshillë e jotja mund të bëhet shkak që ta kënaqësh dikën, po edhe të kënaqësh edhe ti prej saj tërë kohën pas saj! I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Keni frikë nga zjarri qoftë edhe me një gjysmë hurme.” Prandaj çdo vepër e mirë që kryhet, ka vlerë të madhe në islam. Kështu që shtoi veprat e tua të mira e të llojllojshme, qofshin ato edhe të pakta, sepse i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Veprat më të dashura tek Allahu janë ato të vazhdueshmet, qofshin edhe të pakta.”1

Ki kujdes! Rruaju nga çdo rrugë që të çon në mëkat, ngase nuk dihet se cila prej tyre të çon në zjarr, kur dihet se një grua nga shkaku i një maceje hyri në zjarr. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Një grua ka hyrë në zjarr nga shkaku i një maceje të cilën as që e ka ushqyer e as që i ka dhënë të pijë diçka, mirëpo e ka burgosur sa që nuk e ka lënë as të ushqehet nga insektet që janë në tokë.”2

Prandaj ndiqe rrugën e bujarisë dhe ndershmërisë, sjelljes së mirë, buzëqeshjes, ndihmesës ndaj tjerëve, të flasësh drejtë, ta çosh premtimin në vend, të sillesh mirë në tregti si dhe të jesh i mirë në çdo rrugë të hajrit.

Ibn Kajjimi thotë: “Njeriu i cili bën adhurim në përgjithësi, nuk ka qëllim të tij një adhurim specifik të cilit i jep përparësi, mirëpo qëllimi i tij është të jetë në kënaqësinë e Allahut, duke i ndjekur punët e mira çfarëdo qofshin ato, ky njeri çdoherë rrotullohet në adhurimin e tij në lloje të ndryshme, çdoherë kur e kryen një punë merret me të derisa të zhvendoset tek tjetra, derisa ta kryej rreshtin e adhurimeve. Prandaj poqëse i sheh dijetarët atë e sheh me ta, poqëse i sheh adhuruesit e devotshëm atë e sheh me ta, poqëse i sheh muxhahidët atë e sheh me ta, poqëse i sheh përmendësit e Allahut atë e sheh me ta, poqëse i sheh sadakadhënësit atë e sheh me ta, poqëse i sheh bamirësit atë e sheh me ta.”3

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

_____________

1 Mutefekun-alejhi

2 Mutefekun-alejhi

3 “Medarixhul-salikin“ 1/89

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...