– Mësuesi e pyeti nxënësin e tij: Me çka merret nëna jote?
– Nxënësi nuk u përgjigj, heshti!
– Mësuesi e pyeti edhe një herë: Me çka merret nëna jote, o ti filan?
– Nxënësi heshti dhe nuk iu përgjigj.
– Mësuesi i irrituar i bërtiti nxënësit para fytyre dhe ti tha: O budalla, a nuk e din se me çka merret nëna jote?
– Nxënësi e ngriti kokën dhe i tha: Po, si jo!! Ajo është \duke fjetur në varrin e saj!!
Nganjëherë ngutemi në fjalët e tona dhe arrijmë deri në atë gradë sa që ta lëndojmë dikë. Ne nuk e dimë shkakun e heshtjes së personave dhe pse ata janë të tërhequr nga shoqëria.
Nëse e shohim dikë se ka arritur deri në gradën e heshtjes dhe të tërheqjes plotësisht nga të tjerët, mos të ngutemi e të gjykojmë mbi ta para se ta dimë se në të vërtetë çka kanë në brendësinë e tyre.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Burimi: albislam.com