MOS GJYKO PARA SE TË VËRTETOHESH!

MOS GJYKO PARA SE TË VËRTETOHESH!

0 1288

Erdhi kirurgu në spital pasi që e kishin thirrur që të kryejë një operim të menjëhershëm të një pacienti. Para se të hynte në sallën e operimit, e takoi prindi i pacientit, i cili filloi të bërtasë në fytyrën e mjekut: “Përse je i vonuar? Jeta e djalit tim është në rrezik, a nuk ke fare ndjenja?”

Ai u buzëqesh me një buzëqeshje të dobët dhe i tha: “Të lutem, qetësohu dhe më le që unë të kryej detyrën time, të jesh i bindur se djali juaj është nën kujdesin e Allahut.”

Prindi i djalit ia ktheu: “Sa gjakftohtë që je! Po të ishte jeta e djalit tuaj në rrezik a do të ishe i qetë? Sa lehtë që japin këshilla të tjerët?!”

Kirurgu hyri në sallën e operimit, pas dy orësh doli me shpejtësi dhe i tha prindit të djalit: “Operacioni përfundoi me sukses, falënderimi i takon Allahut, djali juaj është mirë, tani më falni ngase kam një takim tjetër.” Dhe shkoi duke mos u munduar të dëgjon ndonjë pyetje të prindit.

Kur doli akusherja, prindi e pyeti: “Çfarë është puna me këtë mjek që sillet mendjelartë?”

I tha: “Djali i tij ka vdekur në një aksident me makinë, megjithatë u përgjigj thirrjes kur kuptoi gjendjen e rëndë të djalit tuaj! Pasi që shpëtoi jetën e djalit tuaj, duhej të shpejtonte që të prezanton në varrimin e djalit të tij.”

“Disa zemra ndiejnë dhembje por nuk flasin, mos gjyko për diç para se të vërtetosh atë gjë”

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576