22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

MOS SHKATËRRONI NAMAZIN TUAJ

Në emër të Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Me të vërtetë njeriu falet gjashtëdhjetë vite, e nuk pranohet prej tij asnjë namaz, mund që të plotëson qëndrimin në ruku, por nuk e plotëson qëndrimin në sexhde, apo e plotëson qëndrimin në sexhde e nuk e plotëson qëndrimin në ruku”.[1]

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem pa një person duke mos plotësuar qëndrimin e tij në ruku dhe çukit gjatë sexhdes, dhe tha: “Po të vdes ky në këtë gjendje, vdes jashtë fesë së Muhamedit.  E çukit namazin e tij ashtu si sorra çukit ushqimin e tij, shembulli i atij që nuk e plotëson  rukun dhe çukit gjatë sexhdes, sikur njeriu i uritur i cili ushqehet me një apo dy hurma, nuk i mjaftojnë aspak”.[2]

Ebu Hurejra radijallahu anhu transmeton se: “I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem hyri një ditë në xhami, e një njeri hyri e u fal, pastaj erdhi dhe i dha selam të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, e i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ia ktheu selamin e i tha: “Kthehu dhe falu, ngase ti nuk je falur!” Shkoi dhe u fal. Pastaj erdhi përsëri i dha selam të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, e ky i tha: “Kthehu dhe falu, ngase ti nuk je falur!” Edhe për të tretën herë ndodhi ashtu. Në fund i tha: “Betohem në Atë që të dërgoi me të vërtetën, nuk di më mirë se kështu, më mëso”. I tha: “Kur të ngritesh për namaz, shqipto tekbirin fillestar dhe lexo atë që ti di nga Kurani, pastaj qëndro në ruku derisa të qetësohesh në ruku, pastaj ngritu derisa të drejtohesh në këmbë, pastaj shko në sexhde derisa të qetësohesh në sexhde, pastaj ngritu derisa të qetësohesh i ulur, pastaj shko në sexhde derisa të qetësohesh në sexhde, e më pas vepro në këtë mënyrë gjatë tërë namazit”.[3]

Omer ibn Hatabi, radijallahu anhu thotë: “Me të vërtetë njeriu mund që të plaket në islam, e të mos e ketë plotësuar për Allahun asnjë reqat”. I thanë: “Si ka mundësi ashtu, o prijës i besimtarëve?” Tha: “Nuk e plotëson rukun e tij e as sexhden”.

Imam Shafiu, Ahmedi dhe Is’haku kanë thënë: “Ai i cili nuk e drejton kurrizin e tij gjatë qëndrimit në ruku dhe sexhde, namazi i tij nuk është në rregull”.

Mbështetur në hadithin: “Nuk pranohet namazi i atij personi i cili nuk e drejton kurrizin e tij gjatë rukusë dhe sexhdes”.

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Do të vije një kohë që njerëzit do të falen, por nuk do të falen, dhe unë kam frikë se ajo kohë është koha që tani jetojmë”.

E çfarë të themi, po ta shihte kohën dhe gjendjen tonë!

Shejh ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Falja e namazit, përkushtimi ndaj tij është prej gjërave më të rëndësishme, ai është shpirti i namazit, andaj duhet që të kujdesemi për përkushtim dhe qetësi gjatë namazit, gjatë sexhdes, rukusë, në mes dy sexhdeve, pas rukusë dhe duke qëndruar drejtë, të koncentrohet dhe qetësohet e të mos shpejton, qoftë burrë apo grua, që të gjithë, por më së shumti ndodh tek gratë, nëse mungon përkushtimi në namaz, në atë mënyrë sikur të çukit gjatë namazit dhe nuk ka qetësi, namazi i tij nuk është i vlefshëm…”.

Ahmed Ali Hedaf

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Këtë hadith e transmeton Ebu Hurejra, Shejh Albani e vlerëson hasen në librin “Sahih Tergib” me numër 529.

[2] E transmeton Amr ibn As, Halid ibn Velid, Sherhebil ibn Hasene dhe Jezid ibn Ebi Sufjan, shejh Albani e vlerëson hasen.

[3] Transmeton Ebu Hurejra, hadithi është i shënuar nga Buhariu, me numër 793, hadithi është sahih.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...