MOS U LUT KUNDËR VETES

MOS U LUT KUNDËR VETES

0 3067

Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Mos u lutni kundër vetes suaj, mos u lutni kundër fëmijëve tuaj, mos u lutni kundër shërbetorëve tuaj, e mos u lutni kundër pasurisë suaj, mos të qëlloni momentin kur Allahu pranon lutjet, e t’ju përgjigjen lutjet e juaja”. Shënon Ebu Davudi, hadhithi është i saktë.

SHPJEGIM I HADITHIT

Shumë njerëz kanë zakon që çdoherë që nevrikosen luten kundër vetes, apo kundër fëmijëve, apo shërbetorëve apo pasurisë, kështu që, udhëzimi profetik na ndalon prej saj, pasi që i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i thotë umetit të tij: “Mos u lutni kundër vetes suaj, mos u lutni kundër fëmijëve tuaj, mos u lutni kundër shërbetorëve tuaj, e mos u lutni kundër pasurisë suaj”, ngase atë që njeriu e vepron në momentin kur është i nevrikosur e gjen edhe më pas.

Ata ibn Ebi Rabah thotë: “Nuk i ka bërë për të qarë dijetarët deri në fund të jetës së tyre, më shumë se sa një hidhërim i tyre i cili shkatërron jetën pesëdhjetë vjeçare, gjashtëdhjetë apo shtatëdhjetë, ndodh që një hidhërim ta fut atë në një situatë që nuk mund të lirohet më prej saj”.

“mos të qëlloni momentin kur Allahu pranon lutjet e t’ju përgjigjen lutjet e juaja”, arsyeja e ndalimit, që të mos bie ajo lutje në kohën kur Allahu pranon lutjet, e i përgjigjet lutjes suaj së dëmshme.

MËSHIRA E ALLAHUT PËR ROBËRIT E TIJ

Ai i cili lutet kundër vetes, apo kundër familjarëve, pasurisë, etj, në të shumtën herë nuk është që ai ka për qëllim ato fjalë, për këtë Allahu thotë: “Njeriu mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë (pa menduar fundin); e njeriu është i ngutshëm”. Isra, 11.

Sikur Allahu, t’ua shpejtonte të keqen njerëzve, ashtu siç e dëshirojnë ata shpejt të mirën, ata me të vërtetë, do të zhdukeshin.” Junus, 11.

Pra, Ai nuk u përgjigjet lutjeve që janë kundër tyre, pasurisë apo fëmijëve të tyre, në një gjendje kur janë të mërzitur, apo të hidhëruar, ngase e di se atë nuk e bëjnë për qëllim që ato gjëra të ndodhin, për këtë nuk u përgjigjet lutjeve të tyre, kjo për nga mëshira dhe bujaria e Allahut, e po t’i përgjigjej çdo lutjeje që ata luten do shkatërroheshin, mbi gjithë këtë, Allahu u përgjigjet atyre kur luten për vete, për fëmijët e pasurinë e tyre, për shtim, begati e mirësi.

Tregimin e hadithit të lartpërmendur e shënon Muslimi në Sahihun e tij, nga Xhabiri, radijAllahu anhu, i cili thotë: Ecnim me të dërguarin e Allahut në betejën e Batn Buvat (një prej maleve të Xhuhejnes), dhe e kërkonte Mexhdi ibn Amr Xhuheniun, i cili kishte hipur mbi një deve, -pesë, gjashtë, e shtatë prej nesh, hipnin në të-, i erdhi rendi një personi prej Ensarëve të hipë mbi të, e uli devenë dhe hipi, e deveja vonohej e ndalej, e ky i tha:  Ec, Allahu të mallkoftë! I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, pyeti: Kush është ky që po mallkon devenë e tij? Tha: Unë, o i dërguar i Allahut! Tha: Zbrit! Mos na shoqëro me një të mallkuar, mos u lutni kundër vetes suaj, mos u lutni kundër fëmijëve tuaj, mos u lutni kundër shërbetorëve tuaj, e mos u lutni kundër pasurisë suaj, mos të qëlloni momentin kur Allahu pranon lutjet, e t’ju përgjigjen lutjet e juaja”.

Andaj, ky tregim i këtij hadithi është një argument i ndalesës që të mallkojmë, njejtë është argument se duaja e një të hidhëruari mund që të jetë e pranuar tek Allahu nëse qëllon në kohë kur Allahu pranon lutjet.

HADITHI I TETË

POROSI DHE UDHËZIME PROFETIKE

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: Islamweb.net / albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM