Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka thënë Hatim el-Esami:
Mos u mashtro me një vend të mirë, sepse nuk ka vend më të mirë se Xheneti, dhe prapseprapë aty Ademi (alejhis-selam) përjetoi atë që përjetoi.
Mos u mashtro me adhurimet e shumta, sepse Iblisi, pas një adhurimi të gjatë, e përjetoi atë që përjetoi.
Mos u mashtro me dijen e madhe, sepse Bulami, i biri i Ba’urës, e përjetoi atë që përjetoi – ndonëse ai e njihte emrin më të madh të Allahut.
Mos u mashtro me takimin apo shoqërinë e të mirëve, sepse nuk ka njeri më të mirë se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), e megjithatë armiqtë dhe hipokritët që e takuan nuk përfituan nga takimi me të.
[Burimi: “Medarixhu’s-Salikin”, vëllimi 9, fq. 510]
Porosia: shpëtimi është në sinqeritet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm në vend, vepra apo shoqëri.
Nga arabishtja: Hoxhë Agim Bekiri 18/05/2025