SHËRIMI
Nxitoni kah falja e mëkateve nga Zoti juaj dhe xhenneti, hapësira e të cilit është sa qielli e Toka; i cilit është përgatitur për ata që i druhen Allahut, të cilët japin lëmoshë kur janë në lumturi edhe kur janë në vështirësi, që fshehin zemërimin, e ua falin fajet njerëzve. Se Allahu i don bamirësit.
Përmbaje veten
Kërko mbrojtje prej Allahut nga djalli i mallkuar
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se një njeri i tha profetit (alejhi selam): “Më këshillo!” i tha: “Mos u nevrikos!”, ia përsëriti disa herë, përsëri i tha “Mos u nevrikos!”. E shënon Buhariu
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se profetit alejhi selam) ka thënë: “Nuk është i guximshëm ai që fiton në dyluftim i guximshëm është ai që përmbahet kur nevrikoset”. E shënon Buhariu dhe Muslimi
Sulejman Ibn Suradi r.a. tregon: “Kur po rrinim ulur me Pejgamberin a.s., dy burra fyen njëri-tjetrin dhe njëri u skuq në fytyrë (nga zemërimi) dhe iu ngritën damarët e qafës. Kur pa këtë, Pejgamberi a.s. tha: “Vërtet, unë di një fjalë, të cilën po ta thotë ai, do t’i kalonte ajo gjendje dhe do të qetësohej! Po të thotë: ‘Eudhu bil-lahi minesh-shejtan (i mbështetem Allahut të më ruajë nga shejtani), atij do t’i ikte gjithë ajo e nxehur që ka.”
Mos gjyko e as mos sjell vendime kur je i nevrikosur
Ndihmo veten me gjërat që largojnë nevrikosjen
kujto që Allahu e do butësinë dhe durimin
Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: kam dëgjuar profetin (alejhi selam) duke thënë: “Gjykatës nuk duhet të gjykojë mes dy palëve, kur është i nevrikosur”. E shënon Muslimi
Ebu Dherr el Gifarij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: profeti (alejhi selam) na tha: “Nëse ndokush nevrikoset dhe është në këmbë le të ulet, nëse përsëri nuk i largohet lë të shtrihet”. E shënon Ahmedi
Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se profetit (alejhi selam) i tha Eshexh Abdulkajsit: “Ti posedon dy virtyte që i don Allahu; butësinë dhe durimin”. E shënon Muslimi
Përktheu: Shpend Zeneli