MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT:
KOMENTI I HADITHIT, NR.16
Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se një njeri i tha pejgamberit, alejhi selam:
“Më porosit(këshillo) diçka! Pejgamberi, alejhi selam, i tha: ” Mos u zemëro.” Njeriu e përsëriti kërkesën disa herë, e pejgamberi, alejhi selam, i tha: ” Mos u zemëro.” (Shënon Imam Buhariu).
Komentimi i hadithit:
Në këtë hadithë sahabiu i nderuar kërkon nga pejgamberi, alejhi selam, që ta këshillon me një këshillë dobiprurëse, të cilën do ta vepronte ai gjatë jetës së tij, atëherë pejgamberi, alejhi selam, e këshilloi me këtë këshillë të çmuar dhe madhore, dhe ia përsëriti disa herë, derisa ta kuptonte sahabiu se kjo këshillë duhet mësuar dhe praktikuar.
Ky është zakon i sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, që ata të kërkonin nga pejgamberi, alejhi selam, këshilla të çmuara dhe pastaj nxitonin t’i praktikonin ato këshilla.
Ata nuk ishin sikur ne, i dimë porositë, këshillat dhe dispozitat, mirëpo ngecim mbrapa në praktikimin e tyre.
Dobi që nxjerrim nga kjo këshillë, është se pejgamberi, alejhi selam, e këshilloi sahabiun sipas gjendjes dhe mundësive të praktimit të asaj këshille, nuk e ngarkoi me diçka që sahabiu nuk do mund ta përballonte. Dhe, kështu korret sukesi dhe vjen bereqeti, që secili t’ia dinë hallin, gjendjen e vetes së tij dhe të tjerëve.
Ndonjëherë, dikush ka nevojë të këshillohet për devotshmêri, nganjëherë për faljen e namazit në kohën e tij, nganjëherë për respektimin e prindërve, nganjëherë për luftën në rrugën e Allahut. Për këtë arsye, pejgamberi alejhi selam e këshilloi sahabiun që të përmbahej nga zemërimi, ngase e dinte se sahabiu kishte problem me kontrollimin e nervozës (zemërimit), andaj e këshilloi për atë që ai kishte nevoj të këshillohej apo porositej në ato momente.
Të nderuar vëllezër! Zemërimi është një pikë e zezë të cilën shejtani i mallkuar e hudhë në zemrën e birit të Ademit, zemra e tij turbohet nga ajo pikë e zezë, dhe për këtë shkak shpesh dikujt i nxihet fytyra në momentin kur ai zemërohet.
Disa njerëz, Allahu na ruajtë, kur zemërohen, krijojnë rrëmujë dhe dëmtojnë shumë, disa prej tyre e mbysin dikë nga zemërimi i madh, dikush e shkurorëzon gruan e tij nga zemërimi, dikush nga zemërimi ofendon prindêrit e tij me fjalë të ndyta, etj. Shumica e vrasjeve dhe problemeve e shohim se burimin e tyre kryesorë e kanë tek zemërimi.
Sikur njerëzit ta fusnin në prakikë porosinë dhe këshillën profetike do ta shpëtonin veten e tyre nga shumë dëme.
Dhe, mu për këtë arsye ndaloi pejgamberi alejhi selam nga zemërimi, si dhe na porositi që të largohemi nga shkaqet që shpiejnë drejtë zemërimit si dhe nga pasojat që vijojnë pas zemërimit.
Të nderuar vëllezër!
Nëse zemërohet muslimani, duhet ta dijë se ilaçi i zemërimit është që muslimani të kërkoj mbrojtjen e Allahut prej sherrit të shejtanit të mallkuar.
Sepse, pejgamberi alejhi selam, e shikoi një njeri i cili ishte zemëruar tej mase, me këtë rast, pejgamberi, alejhi selam, tha: “Unë e di një fjalë që nëse e thotë ai, do t’i largohet ajo çka e ka godit (zemërimi). Sikur të thotë: Kërkoj mbrojtje prej Allahut nga shejtani i mallkuar.”
Gjithashtu, nëse muslimani zemërohet, prej sunetit është ta ndërrojë gjendjen e tij, nëse është zemëruar në këmbë ai duhet të ulet, nëse është zemëruar ulur, le ta ndërroj vendin ku ka qenë ulur, ose të ndal nga shtëpia e tij derisa t’i largohet zemërimi, nëse edhe kjo nuk ia largon zemërimin, atëherë le të marrë abdes, ngase abdesi e shuan nxehtësin e zemërimit.
Të nderuar vëllezër! Muslimani duhet që të kontrollojë në vazhdimësi veten e tij dhe ta drejtojë drejt moralit të lartë, drejt durimit, dhe ta përmbajë veten e tij nga padrejtësia ndaj njerëzve. Në mënyrë që t’i dhurojë zemrës së tij, qetësi, harmoni dhe lumturi.
Allahu e dinë më së miri, selamet qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem.
SHEJH HUSEJN IBN MUHAMED ESH SHEMRI 17.11.1429HIXHRI.
NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI
Burimi: albislam.com