Falemenderimi i takon Allahut, të Vetmit, Ngadhnjyesit, përshëndetjet paqa e Tij qoftë mbi pejgamberin e zgjedhur , mbi familjen e tij, shokëte tij të mirë të pastër. Në vijim :
Falemenderimi i takon Allahut, i cili thotë : “ Zoti yt, krijon çka të dojë dhe zgjedh çka të don“[1]. Zgjedh e ka për qëllim: përzgjedh dallon, kjo aludon në zotërimin e vetëm të Allahut, si dhe për urtësinë,dijen, forcën e Tij.
Nga përzgjedhja e Tij është se Ai i Lartësuari i ka ngritur dhe zgjedhur disa ditë dhe disa muajë nga të tjerët,prej muajve Allahu i ka zgjedhur veçuar katër muaj si të shenjta, Allahu thotë :” Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)”. [2]Kjo llogaritje është me rrotullimin e hënës e jo me të diellit siç e matin kohën pabesimtarët.
Muajtë e shenjtë në ajetin e cekur përmenden të padefinuara me emra se cilat janë ata, shpjegimin e tyre e bën suneti i profetit salallahu alejhi ve selem :
Ebu Bekrete r.a. përcjell se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem në haxhin e lamtumirës mbajti një fjalim (hutbe) ku ndërmjet tjerash tha : “Koha është rrotulluar në të njejtën mënyrë të asaj ditë që është krijuar qiella dhe toka, vjeti i ka dymbëdhiet muaj, katër prej tyre janë të shenjtë, tre prej tyre janë rradhazi : Dhul-kade, Dhul-hixhe, Muharem dhe Rexhepi – Mudar i cili është ndërmjet muajit Xhumade dhe Shabanit”.[3]
Muaji Rexhep është quajtur Mudar sepse është muaj i pandryshuar sepse arabët ua ndronin emrat muajve sipas luftrave, kjo ëshë shtyerja(nesije) e cila është për qëllim në fjalën e Allahut :” E shtyrja (e një muaji në vend të një tjetri) nuk është tjetër vetëm se një rritje e mosbesimit, që me të edhe më shumë humbin ata që mohuan, pse në një vit e bëjnë të lejuar atë (muajin e shenjtë), e në një vit të ndaluar (të shenjtë), e për të përputhur numrin që All-llahu i bëri të shenjtë dhe me atë e bëjnë të lejuar atë që All-llahu e ndaloi”. [4]
Disa kanë thënë se shkaku i emërimit të këtij muaji me këtë emër Mudar është se : ky muaj është nderuar më shumë dhe madhështuar, prandaj për këtë arsye e ka marrë këtë emër.
– Shkaku i emërtimit :
Ibn Farisi thotë :
Rexhep : me shkronjën ra, xhim, ba janë baza të fjalës që aludojnë në mbështetjen e diçkaje mbi diçka tjetër dhe forcimin e saj… prej këtij lloji është edhe : (arab. rexhebtu sheje) që d.m.th. Mbështes diçka… përkëtë arsye është quajtur Rexhep sepse arabët e kanë madhështuar këtë muaj, poashtu këtë muaj e vlerëson edhe sheriati . [5]
Poashtu në kohën e injorancës muaji Rexhep quhej edhe “Munsalul-eseneh”(Lërja e armatimit). Siç përcjell Ebu Rexhae El-Atariju ku thotë : “ Në i adhuronim gurëzit, kështuqë kur gjenim ndonjë gurë më të mirë se atë që e kishim, këtë të fundit e hidhnim dhe e mernim të riun,ndërsa poqëse nuk gjenim ndonjë gurë atherë e grumbullonin dheun me një vend pastaj kur gjenim ndonjë dele e melnim mbi të, pastaj bënim tavaf rreth tij, ndwrsa kur fillonte muaji Rexhep e lenim çdo shtizë nga hekuri ose shigjetë në shenjë respekti ndaj këtij muaji ”.[6]
Bejhekiu Allahu e mëshiroftë thotë : njerzit në kohën e injorancës para islamit i madhëronin muajit e shenjtë, sidomos muajin Rexhep dhe nuk luftonin gjatë tyre.
-Muaji Rexhep është muaji i shenjtë :
Muajit e shenjtë kanë pozitë të lartë, ndërsa një prej tyre është muaji Rexhep, ngase ai është një nga muajit e shenjtë . Allahu thotë : “O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shenjtë (mos lejoni luftën)”.[7]
Që d.m.th. mos i shkelni gjërat e shenjta për të cilat ju ka urdhëruar Allahu që ti respektoni dhe ju ka ndaluar që të bëni keq gjatë tyre, kjo ndalesë përmbledh në vete çdo vepër të keqe dhe trupore dhe shpirtërore.
Allahu thotë : “Gjatë tyre mos i bëni padrejtësi vetes suaj”. Që ka për qëllim në muajt e shenjtë. Përemri këtu në këtë ajet i kthehet katër muajve të shenjtë, siç thotë imami i komentatorëve të Kuranit ibn Xherir Taberiju .
Andaj duhet të kemi parasysh shenjtërimin e këtyre muajve, sepse përderisa Allahu i ka veçuar me këtë pozitë, njëashtu edhe na e ka bërë me dije që të kemi kujdes gjatë këtyre muajve e të mos biem në mëkate dhe gjunahe një gjë e tillë nga shkaku i shenjtërisë së tyrë, ngase mëkatet bëhen më të mëdha kur koha është më me vlerë të cilën e ka shenjtëruar Allahu; Për këtë arsye Allahu na e ka bërë me dije në këtë ajet të kemi kujdes që ti bëjmë dëm vetes gjatë këtyre muajve, ndërsa kjo përfshin mëkatet prej të cilave duhet të largohemi gjatë tërë muajve.
Lufta në muajt e shenjtë :
Allahu thotë : “ Të pyesin për luftën gjatë muajve të shenjtë. Thuaj : lufta gjatë tyre është diçka e madhe(mëkat i madh)”[8] .
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se lufta gjtë muajve të shenjtë është deroguar me ajetin : “E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni” [9] . Si dhe me shumë ajete tjera të përgjithshme të cilat urdhërojnë që mushrikët të luftohen në përgjithsi .
Poashtu janë argumentuar me faktin se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem i ka luftuar banorët e Taifit në muajin Dhil-kade i cili është një nga muajtë e shenjtë.
Kurse disa të tjerë kanë thënë : Nuk lejohet që lufta të inicohet fillimisht nga muslimanët në muajit e shenjtë, ndersa plotësimi i saj përderisa fillimi i saj nuk ka qenë në këta muaj kjo nuk prish punë lejohet. Ndërsa sulmimin me luftë të banorëve të Taifit nga i Dërguari i Allahut salalllahu alejhi ve selem e kanë interpretuar se se ai fillimin e kësaj lufte e ka nisur qysh në Hunejn gjatë muajit Sheval.
Këtu bëhet fjalë për luftën e cila nuk është mbrojtëse, porse sulmuese ndërsa poqëse qafirat e sulmojnë një vend islam atherë banorët e atij vendi e kanë obligim të luftojnë si mbrojtje pa marë parasysh a janë muajtë e shenjtë apo jo.
-El-atiretu :
Arabët në kohën e xhahilijetit (injorancës)pritnin kurban në muajin Rexhep për tu afruar tek zotrat e tyre.
Kështuqë me ardhjen e islamit , islami e bëri që therja e kurbanit të bëhet vetëm për hirë të Allahut si dhe i mposhti veprat e injorancës . Ndërsa fukahatë sa i përket therjes së kurbanit në muajin Rexhep kanë mendime të ndryshme . Shumica e dijetarëve prej Hanefijve, Malikive, Hanbelive mendojnë se atijra është e deroguar , duke u bazur në fjalën e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem i cili thotë : “Nuk ka fera(therje e kurbanit Pwr idhujt) e as atijra “[10] .
Ndërsa Shafijtë mendojnë se atijra pra një gjë e tillë nuk është e deroguar , bile thonë se një gjë e tillë është e pëlqyeshme , njëherit ky është edhe mendimi i ibn Sirinit.
Ibn Haxheri thotë : këtë mendim e forcon transmetimi i Ebu Davudit, Nesaiut, ibn Maxhes , ndërsa Hakimi dhe Mundhiriu këtë hadithë e bejnë të saktë . Nubejsha tregon se një njeri e thiri të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ve selem dhe i tha : Ne kemi bërë atire në kohën e injorancës gjatë muajit Rexhep si na urdhëron të veprojmë . Tha : preni kurban në cilin do muaj që dëshironi …. deri në fund të hadithit .
Ibn Haxheri thotë : I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem nuk e ka ndaluar atijren rrënjësisht mirëpo e ka ndaluar të bëhet një gjë e tillë e veçantë gjatë muajit Rexhep.
-Agjërimi gjatë muajit Rexhep :
Nuk transmetohet diçka autentike e saktë në lidhje me agjërimin e veçantë specifikë të caktuar nga i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e as nga shokët e tij .
Mirëpo si edhe çdo muaj tjetër që është legjislative gjatë tyre e njejta vlen edhe për këtë muaj , siç është agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte , agjërimi i tre ditëve të bardha , apo agjërimi i një dite dhe prishja e tjetrës , ose agjërimi i quajtur sururi i muajit , dijetarët kanë thënë se surur është fillimi i muajit, disa tjerë kanë thënë se është mesi i muajit e disa të tjerë se është fundi i muajit . Umeri r.a. i ndalonte njerzit të agjërojnë gjatë muajit Rexhep sepse këtë e llogarite si përngjasim me njerzit e injorancës(xhahilijetit). Siç përcjell Harshete ibn Hariu i cili thotë : Omerin e kam parë se si ju mëshontë atyre që agjëronin gjatë muajit Rexhep derisa i çonte që të hanë dhe thoshte: Hani sepse ky muaj është muaj të cilin e madhëronin njerzit në kohën e injorancës .[11]
Ibn Kajimi thotë : I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem nuk i ka agjëruar tre muaj rresht (Rexhepin,Shabanin,Ramazanin)ashtu siç veprojnë disa njerëz , e as që e ka agjëruar muajin Rexhep ndonjëherë dhe as që e ka bërë të pëlqyeshme një gjë të tillë.
Ibn Haxheri në “Tebjinul-axheb bima verede fi fadli Rexheb” thotë :Nuk transmetohet ndonjë hadith i saktë që tregon për vlerën e muajit Rexhep ose për agjërimin gjatë këtij muaji apo të agjërimit të ndonjë dite të veçantë gjatë këtij muaji , apo të ndonjë namazi natë specifik , ndërsa për këtë para meje definitivisht ka folur imami Ebu Ismail El-Hereviju e të tjerë pos tij.
Komisioni i përgjithshëm për fetva thotë : Veçimi i disa ditëve të muajit Rexhep me agjërim nuk dimë se ka bazë në sheriat.
-Umreja gjatë muajit Rexhep :
Hadithët e profetit tonë e bëjnë të qartë se i Dërguari i Allahut nuk ka bërë umre në muajin Rexhep. Muxhahidi përcjell dhe thotë : Unë dhe Urve ibn Zubejri hyrëm në xhami, kur e pamë Abdullah ibn Umerin i cili ishte ulur afër dhomës së Aishes r.a. , ai e pyeti : sa umre ka bërë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ? Tha : katër umre, një prej tyre në muajin Rexhep. Pastaj na erdhi turp të debatojmë me të, tia kthejmë fjalën. Në ndërkohë dëgjuam Aishen r.a. e cila dëgjohej me larjrn e dhëmbëve të saj me misfak në dhomën e saj. Atherë Urveja tha : Oj nëna e besimtarëve a e ndëgjove çka tha Ebu Abdurahmani ? Tha : e çfarë tha? Tha se : i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka bërë katër umre dhe njërën prej tyre në muajin Rexhep . Tha Allahu e mëshiroftë Ebu Abdurahmanin , sepse ai nuk ka prezentuar në asnjë umre me të, ndërsa i Dërguari i Allahut nuk ka bërë umre asnjëherë në muajin Rexhep . (Mutefekun-alejhi). Ndërsa në versionin e Muslimit qëndron se: ibn Umeri i dëgjoi këta fjalë dhe nuk tha as po as jo .
Neveviu thotë : Heshtja e ibn Umerit , duke mos e kundërshtuar Aishen tregon se ibn Umeri ose ka haruar ose i ka ngatëruar këta çështje ose ka dyshuar.
Andaj prej bidateve risive gjatë këtij muaji është veçimi i këtij muaj me kryerjen e umres , si dhe besimi se umreja në muajin Rexhep ka vlerë më të madhe , sepse një gjë e tillë nuk është përcjellur në hadithet e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem se ai salallahu alejhi ve selem ka bërë umre në muajin Rexhep.
Shejh Alij ibn Ibrahim Atariu (i vdekur më 724 H)thotë : “Diçka çka më kanë treguar është se disa banorë të Mekes Allahu ia shenjtëroftë pozitën e saj ëshë umret e shumta që i bëjnë gjatë muajit Rexhep, unë nuk di se një gjë e tillë ka bazë në fe, bile transmstohet e kundërta në transmetimin e saktë se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë : “Umreja në Ramazan e ka vlerën e haxhit”.
Shejh Muhamed ibn Ibrahimi në fetfatë e tij thotë : “veçimi i disa ditëve të muajit Rexhep me disa punë të veçanta apo me shtimin e disa punëve të veçanta e të ngjajshme këta nuk kanë kurëfarë baze , njejtë siç gjykon edhe Ebu Shameja në librin e tij “el bidatu vel-havadith” ku thotë se veçimi i disa adhurimeve në kohra të caktuara të cilat nuk i ka caktuar sheriati, nuk duhet të bëhen këta gjëra, sepse nuk dallon ndonjë kohë prej kohës tjetër në vlerë, përderisa sheriati nuk e ka veçuar atë kohë me ndonjë veçim specifik, andaj për këtë arsye dijetarët e kanë ndaluar që njeriu ti shpeshton umret special në muajin Rexhep”.
Mirëpo poqëse njeriu rastësisht e kryen umren në këtë muaj e jo qëllimisht atherë kjo nuk prish diçka.
-Bidatet gjërat e shpikura gjatë muajit Rexhep :
Futja e bidatëve risive në fe është rezik i madh e cila bie ndesh me Kuranin dhe sunetin. Pejgamberi sallahu alejhi ve selem nuk vdiq vetëm se feja u plotësua, sepse Allahu thotë : “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe “ .[12] Poashtu Aisheja r.a. përcjell se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selam ka thënë : “Kush shpik në fenë tonë diçka e cila nuk është prej saj ajo i kthehet atij “.[13] Në një transmetim të Muslimit qëndron : “Kush e bën një vepër e cila nuk ka bazë në fenë tonë ajo i kthehet atij” .
Gjatë muajit Rexhep njerzit kanë shpikur disa punë të ndryshme prej tyre :
– Namazi i Regaipit , një gjë e tillë është përhapur pas shekujve të artë , saktësishtë në qindvjetorin e katërt hixhrij , një gjë të tillë e kanë shpikur disa njerëz gënjeshtarë , ky lloj namazi bëhët sipas tyre në natën e parë të muajit Rexhep.
Shejhul-islam ibn Tejmije thotë : “Namazi i Regaipit është bidat sipas pajtimit të dijetarëve të kësaj feje si : Maliki, Shafiu, Ebu Hanifeja, Theuriu, Evzaiu, Lejthi, e të tjerë , ndërsa hadithi që tregon për këtë veprim është gënjeshtër me pajtimin e gjithe dijetarëve të hadithit”.
-Poashtu transmetimet se në muajin Rexhep kanë ndodhur shumë gjëra të mëdha, kurse asnjëra nga ata nuk është e vërtetë; Transmetojnë kinse i Dërguari i Allahut ka lindur në fillim të këtij muaji , poashtu se ka i ka ardhur shpallja në natën e njëzet e shtat të këti jmuaji, disa kanë thënë 25, ndërsa krejt këto gjëra nuk janë të sakta . Poashtu transmetohet me zinxhir jo të saktë nga Kasim ibn Muhamedi se israja ka ngjarë në ditën e 27 të muajit Rexhep , një gjë të tillë e ka mohuar Ibrahim El-Harbij e të tjerë pos tij. Poasht prej bidateve të këtij muaji është leximi i rastit të Miraxhit dhe festimit të saj në natën e 27 të Rexhepit. Poashtu veçimi i kësaj nate me shtim të adhurimit si me namaz nate , agjërim gjatë ditës, apo shfaqja e gëzimit gjatë sajë, lumturisë , si dhe manifestimet e ndryshme që organizohen duke iu bashkangjitur atyre gjëra të ndaluara si përzierja e burave me gratë, me muzikë e këngë, ndërsa këto gjëra të ndaluara janë haram gjatë dy bajrameve e leremë gjatë këtyre festave të shpikura. Plus kësaj data e ndodhisë së israsë dhe miraxhit nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur, njëashtu edhe po të dihej se kur ka ndodhur kjo nuk e lejon festimin e saj, sepse një gjë të tillë nuk e ka festuar as Pejgamberi salallahu alejhi ve selem e as shokët e tij , e as dikush prej selefit të zgjedhur të këtij umeti, ndërsa sikur një gjë e tillë të kishte qenë e mirë ata do ta kishin bërë para neve, Allahu na ndihmoftë…
-Falja e namazit të nënës së Davudit në mes të muajit Rexhep.
-Dhënia e sadakasë për shpirtrat e të vdekurve gjatë muajit Rexhep
-Të gjitha duatë që janë specifike që thuhen në këtë muaj janë të shpikura dhe risi.
-Vizita e varezave enkas për këtë muaj edhe kjo është bidat, kurse vizita e varezave mund të bëhet në çdo kohë gjatë vitit.
Allahun e lusim të na bën prej atyre të cilët i vlerësojnë gjërat e shenjta nga Ai, pasues të sunetit të Pejgamberit salallahu alejhi ve selem, nga ana e brendëshme e jona dhe ajo e jashtme, sepse vetëm Ai ka mundësi të na ndihmon në këtë aspekt. Ndërsa lutjet tona të fundit janë i gjithë falemenderimi i takon Allahut Zotit të botrave.
Burimi: albislam.com
________
[1] Kasas:68.
[2] Teube : 36.
[3] Transmeton : Buhariu, Nr: 1741 ; Muslimi , Nr: 1679.
[4] Teube : 37.
[5] Muëxhem mekajisi-luga, Fq:445.
[6] Transmeton Buhariu.
[7] Maide : 2.
[8] Bekare :217.
[9] Teube : 5.
[10] Transmeton : Buhariu dhe Muslimi , nga Ebu Hurejra.
[11] Irva, 957, Albani thotë se rasti është i saktë.
[12] Maide :3.
[13] Mutefekun-alejhi.