Transmetohet prej Xhubejr Ibn Matam se me të vërtetë i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Me të vërtetë skaji i Kur’anit është në dorën e Allahut dhe skaji tjetër është në dorën tuaj. Kapuni për të sepse ju nuk do të shkatërroheni asnjëherë dhe nuk do të humbni asnjëherë nëse kapeni për të.”
Hadithin e shënon Taberaniu
Shejh Albani nē vargun e haditheve të vërteta (713)
Të nderuar vëllezër dhe motra, nëse dëshirojmë të jemi të lumtur në këtë botë, të shpëtuar dhe fitimtarë në ahiret atëherë duhet që të jetojmë me Kur’anin. Duhet t’i kushtojmë rëndësi të madhe fjalës së Allahut, ta lexojmë atë, ta mësojmë atë, të meditojmë rreth ajeteve dhe të punojmë me të, sidomos në këtë muaj të ramazint duhet që sa ma shum të lexojm kuranin.
Lusim Allahun e Madhërishëm që Kur’anin famëlartë ta bën të dashur në zemrat tona.
Përshtati Hoxhë Ismail Asllani