15.8 C
Skopje
E martë, 27 Maj, 2025

NAMAZI ËSHTË FARZ

Namazi është farz (detyrim) duke u bazuar në argumentet e qarta nga Kur’ani, hadithet e Pejgamberit, dhe ixhmaja (pajtueshmëria) e gjithë Ummetit, për çdo musliman në moshën madhore (pubertet), i mençur, pa përjashtim, përveç grave që janë në të përmuajshmet dhe në lehoni. Disa prej argumenteve të Kur’anit për obligimin e namazit janë:

وَمَا أُمِرُوا إِلا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ.

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.”[1]

إِنَّ الصَّلاةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَابًا مَوْقُوتًا.

“… vërtetë namazi është obligim (në kohën e vet) i caktuar për besimtarët”[2].

Kurse prej Sunnetit mund të përmendim hadithin e Muadhit kur Pejgamberi e dërgoi atë në Jemen i tha: Mësova atyre se Allahu ua ka bërë obligim pesë kohët e namazit brenda çdo ditës dhe natës[3]. Gjithashtu mund të cekim hadithin që transmetohet nga Ibën Umeri, se Pejgamberi ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka Zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit, dhe shkuarja në Haxh kush ka mundësi.[4]

Prej Ubadete Ibën Samit transmetohet se e ka dëgjuar Pejgamberin duke thënë: “Allahu ua ka obliguar pesë kohë të namazit robërve të Tij, dhe kush vjen me to duke mos lënë mangët diçka prej tyre dhe duke qenë se i ka kryer në mënyrë të mirëfilltë, Allahu ka premtuar që atë person do ta fus në Xhenet.[5]

Këto janë vetëm disa prej haditheve dhe ajeteve që flasin për detyrimin e namazit kurse prej tyre ka edhe shumë të tjerë.

Kurse sa i përket Ixhmasë, janë pajtuar të gjithë dijetarët e Umetit se pesë kohët e namazit janë obligim gjatë çdo dite dhe nate[6]. Namazi nuk është obligim për gratë që janë në menstruacione dhe lehone duke u argumentuar me hadithin e Pejgamberit: “A nuk është gruaja që nuk falet dhe nuk agjëron në menstruacione”[7].

Burimi: albislam.com

[1] Suretu Bejjine 5

[2] Suretu Nisa 103

[3] Transmeton Buhari në kaptina obligimi i zekatit me numër 1395

dhe Muslimi 1/50.

[4] Trans. Buhariu dhe Muslimi.

[5] Trans. Ebu Davudi 1420, Albani ka thënë se është sahih në “Sahih Sunnen Ebu Davud”

[6] “El Mugni”, Ibn Kudame

[7] Trans. Buhariu dhe Muslimi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...