17.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

NATA 15 E MUAJIT SHABAN

Sonte pas namazit të akshamit, hyjmë në një natë shumë të veçantë, natën e mesit të muajit shaban, të njohur te disa si Nata e Beratit apo Nata e Faljes së Madhe (Nuk e gjejmë këtë emërtim në tekstet fetare por është marrë nga kuptimi i transmetimeve të ndryshme.)
I Dërguari i Allahut ka thënë: “Në këtë natë Allahu i shikon robërit e Tij dhe që të gjithëve ua falë mëkatet përpos idhujtarit dhe grindarit” (Ibën Hiban)
Imam Shafiu ka thënë: “Na ka arritur që lutja pranohet në pesë netë: natën e xhuma, netët e dy bajrameve, natën e parë të muajit rexheb dhe natën e mesme të muajit shaban.”
Ibën Tejmije thotë: “Sa i përket natës së mesme të muajit shaban, ka një vlerë të dukshme. Disa nga selefi faleshin në të, mirëpo tubimi nëpër xhamia për të gjallëruar këtë natë është bidat”
Nuk ka ndonjë adhurim të veçantë që duhet bërë as namaz e as lutje (gjithçka që transmetohet lidhur me këtë është e pavërtetë), mirëpo preferohet që këtë natë ta kalojmë me lutje, namaz vullnetar, dhikër, lexim Kurani e tjerë siç vepronin disa tabiinë të Shamit, prej tyre: Halid b. M’adan, Mekhul, Lukman b. Amir, ndërsa disa të tjerë e mohuan një veprim të tillë (Letaiful Mearif, Ibën Rexheb)
Dijetari hanefij Zejnudin ibën Nuxhejm në librin e tij ‘Bahru-Raik’ thekson që është mekruh (e papëlqyer) të tubohemi nëpër xhami për të shënuar apo gjallëuar këtë natë me adhurime.
Allahu na faltë mëkatet!

Agim Bekiri
17/03/2022

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...