“Nehxhul Belaga” a ësh libri i Aliut?

“Nehxhul Belaga” a ësh libri i Aliut?

0 4274

Pyetje: Dua të pyes për besueshmërinë e librit Nehxhul Belaga (Shtegu i elokuencës) dhe për mendimin tuaj rreth librit në fjalë?

Përgjigja: I falënderuar është Allahu. Ky libër i atribuohet prijësit të besimtarëve Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe në të ka shumë çështje rreth të cilave ndeshen mendimet e atyre që pohojnë se janë ithtarë të Islamit përfshirë këtu Ehli Sunetin dhe shi’itët. Në përgjigjen tonë do t’u përmbahemi rregullave fetare, që nënkuptojnë, së pari, të sigurohemi: a është i saktë  pohimi, se është libër që përmban fjalimet, letrat, thëniet e imam Aliut, si dhe vlerësimin, që për librin në fjalë kanë dhënë dijetarët e specializuar në lëmitë e transmetimit, sepse ajo që transmetohet nga sahabët i nënshtrohet rregullave të transmetimit (rivajetit). Duke iu referuar vlerësimeve të dijetarëve, si dhe duke bërë krahasimin mes fjalëve të imam Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të, që kanë ardhur deri te ne me sened të saktë dhe thënieve që i vishen në libër dhe ne do të shohim një dallim të madh dhe kundërthënie.

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Murteda Ali ibën Husein ibën Musa El Musevi (vdiq në vitin 436 h.) është përpiluesi i librit “Nehxhul Belaga”, i cili përmban fjalime, letra dhe thënie që i atribuohen imam Aliut. Libri në fjalë nuk ka sened, ka transmetime pabazë dhe disa të sakta. Në këtë libër ka fjalë të trilluara, të cilat nuk ka mundësi t’i ketë thënë imam Aliu… Vëllai i autorit Er Radi ka përpiluar një libër në të cilin ka grumbulluar fyerjet, që u bëhen shokëve të zgjedhur të Muhamedit, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Allahu na ruajt nga dija e padobishme. (Es Sijer, 17/589)

Për gënjeshtrat në këtë libër ka folur edhe Hatib Bagdadiu (2/161) Ibën Halikani, Safediu dhe të tjerë. Vërejtjet ndaj librit në fjalë do t’i përmbledhim në tekstin vijues:

Mes autorit dhe imam Aliut ka gjashtë breza transmetuesish, që nuk përmenden në këtë libër dhe nuk ka sened. Fjalia pa sened nuk pranohet, ndërsa ajo që ka sened duhet të analizohet dhe të vlerësohet, si e pranuar apo e papranuar. Elementi dytë i rëndësishëm është, se shumica e hutbeve që përmenden në këtë libër nuk janë të njohura para shkrimit të librit, gjë kjo e cila aludon se bëhet fjalë për shpikje. Elementi i tretë: vetë autori i librit është njeri për drejtësinë dhe besimin e të cilit kanë folur imamët. Pjesët e librit plotë fyerje ndaj sahabëve mjafton për refuzimin e tij. Shumë fjalë të shkruara nuk i kanë hije njeriut të thjeshtë e akoma më pak imamit dhe kalifit të drejtë Ali ibën Ebi Talibit. Gabimet gjuhësore plotë prozaizma (Fjalë e shprehje të rëndomta nga gjuha e përditshme që futen vend e pa vend në një vepër poetike) nuk munden të janë fjalë të një oratori siç ka qenë imam Aliu…

Nga ajo që u tha mundemi të përfundojmë, se nuk është përkufizim i saktë, që libri ka përmbledhur fjalimet, letrat dhe thëniet e imam Aliut.

(Muhamed Salih El Munexhid)

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 3180