Pyetje: Nëse një grua ka filluar të agjëroj ditën e Arafatit, po ndërkohë i vinë të përmuajshmet, a i obligohet asaj atë ditë ta zëvendësoj me vone. Allahu ju shpërbleftë?
Përgjigje: Bismilahirrahmanirrahim
Falënderimi i takon Allahut…
Nuk obligohet ta zëvendësoje atë ditë sepse agjërimi i ditës se Arafatit është vepër vullnetare dhe agjërimi vullnetar nëse prishet nuk është detyrim të kompensohet, madje është e lejuar qe edhe pa arsye te prishet agjërimi edhe pse më mire është te mos prishet. Allahu e di më së miri.