23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Një grua posedon pasuri për të pajisur me inventar shtëpinë – a jepet zeqat për atë pasuri?

Pyetja: Burri im më dha mehr një shumë të caktuar parash, dhe kur  u martova babai më dha shumë para dhe u pajtuam që kur të bëjmë kontratën e martesës (niqahin) që dy shumat së bashku do të përdoreshin për të shtruar shtëpinë për martesë sipas zakonit të përhapur në vendin tim. Pastaj, bashkëshorti im dhe unë udhëtuam jashtë vendit për të punuar, dhe ne nuk e pajisëm ende shtëpinë tonë. Ne kemi lënë paratë në bankë derisa të kthehemi, atëherë ne do të rregullojmë shtëpinë tonë. Kur kthehem në vendin tim për çdo vit unë pastrjo llogarinë time nga pjesa e kamatës që mblidhet në bankë, por pyetja ime është: a duhet të paguaj zaqat për këto para apo jo?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Po, ju duhet të paguani zeqat për këto para çdo vit, sepse zeqati është i detyrueshëm për paratë me dy kushte:

1 – Që ai të arrijë nisabin (shuma minimale për të cilin bëhet obligim zeqati)

2- Një vit i plotë të ketë kaluar që nga marrja e parave

Nëse këto dy kushte janë plotësuar, atëherë ju duhet të paguani zaqat në ato para, në një normë prej 2.5%.

U pyet Komisioni i Përhershëm (9/269):

Një burrë  i cili posedon para dhe ka kaluar një vit hixhri që kur i ka fituar, por ai i tuboi ato për t’u martuar. A duhet të paguajë zeqatin?

Ata u përgjigjën:

Ai duhet të paguajë zeqatin për ato para, sepse është përfshirë në kuptimin e përgjithshëm të provave që tregojnë se zeqati është i detyrueshëm. Fakti që ai dëshiron t’i përdorë ato për t’u martuar nuk do të thotë që detyrimi për të paguar zeqatin hiqet.

Shejh Ibn Uthejmin u pyet për një njeri që mbante disa para për të blerë një shtëpi dhe u kishte kaluar një vit hixhri – a duhet të paguajë zeqatin?

Ai u përgjigj:

Po, ai duhet të paguajë zeqatin, sepse zeqati është i detyruar për paratë pa marrë parasysh se për çfarë janë, edhe nëse një person i ka përgatitur ato për martesë ose për të blerë një shtëpi apo për ushqim; për aq kohë sa të kalojë një vit dhe shuma e parave arrin nisabin, atëherë ka zeqat për të.

Fatava al-Zakah (174).

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...