30.8 C
Skopje
E martë, 3 Qershor, 2025

NJË ILAÇ PRAKTIK PËR BRAKTISJEN E MËKATEVE

Vëlla i dashur dhe motër e nderuar,

Esselamu alejkum ue rahmetullah

Nëse je prej atyre që bëjnë mëkate, pendohen, pastaj përsëri u kthehen mëkateve dhe pastaj pendohen, dhe rishtazi u kthehen gjynaheve…mos humb shpresë, ka zgjidhje.

Fillimisht kuptoje pendimin si një lindje e re e njeriut. Ji i bindur se mëshira e Allahut ka përfshirë çdo gjë dhe gëzohu ngase Allahu i do ata që pendohen. Lexoje këtë ajet të Kuranit fisnik: Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që  pastrohen. (El Bekare, 222)

Njeriu është i krijuar si krijesë që gabon, rrëshqet dhe devijon… A nuk e ke dëgjuar me vëmendje fjalën e të Dërguarit mëshirë për botët, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili thotë: Gjithë bijtë e Ademit janë mëkatarë e më të mirët prej mëkatarëve janë ata që pendohen.

Ajo që nuk është dhe nuk duhet të jetë pjesë e natyrës njerëzore është këmbëngulja në mëkate, dhe kryerja e gjynaheve pa drojë dhe dhimbje…

Njeriu duhet të mundohet ti shfrytëzon çastet e çiltërsisë imanore dhe afrimin pranë Allahut, të përfiton prej ndjenjës se Allahu është në dijeni të plotë për gjendjen dhe veprat e tij,  të kërkon falje dhe të kthehet tek Allahu, subhanehu ue teala.

A nuk ke filluar ndonjëherë të qash gjatë ndonjë leximit të këndshëm të Kuranit, gjatë dëgjimit të ndonjë ligjërate apo hutbe. Ato janë çastet e zgjimit prej gafletit që duhet të shfrytëzohen të gjallërohet zemra me iman dhe të braktisen përfundimisht mëkatet.

Por ndikimi i përhershëm i këshillave dhe nasihateve është gati se i pamundshëm. Çfarë duhet të bëjmë në situata të këtilla.

Kam menduar shumë se si mund të zgjatë ky ndikim i emocioneve dhe zgjimit prej shkujdesjes dhe kuptova se angazhimi i njeriut me ndonjë punë të hajrit për hir të Allahut ndikon në mënyrë afatgjatë në gjendjen e tij imanore.  Ai që angazhohet më një vepër të mirë, pa marr parasysh llojin e saj, është emocionalisht i motivueshëm me ndjenja të zgjuara, e vlerëson veten dhe angazhimin e tij në punët e dobishme që i kryen për Allahun. Mëkati fillon të shëmtohet atëherë kur njeriu fillon dhe e kupton krenarinë e përuljes dhe bindjes ndaj Allahut. Në këtë gjendje besimtari e refuzon poshtërsinë e mëkatit dhe kënaqet me krenarinë e ibadetit.

Vëllezër dhe motra, ua dhuroj këtë ilaç duke shpresuar se do të jetë i dobishëm. Prej juve kërkoj që ta provoni dhe nëse e ndjeni ndikimin e tij pozitiv ta shkruani përvojën tuaj në komentet e këtij teksti. Vetëm kështu do të jemi në gjendje ta vlerësojmë efikasitetin e ilaçit në fjalë. Paraprakisht ju falënderoj.

Allahu i di mendimet dhe qëllimet e fshehta.

Ue selamu alejkum ue rahmetullah

Përktheu Talha Kurtishi

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...