NJË SUNNET I HARRUAR

NJË SUNNET I HARRUAR

0 980

Transmetohet nga AbduRrahman ibn Ganmi se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue sel-lem), ka thënë: “Kush thotë para se të largohet (nga xhamia) dhe duke mos i lëvizur këmbët e tij, në namazin e akshamit dhe sabahut: La ilahe il-lAllah Vahdehu la sherike leh, lehul Mulku ve lehul Hamdu juhji ve jumit, ve Huve ala kul-li shej’in kadir (Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Vetmi dhe pa ortak, Atij i takon Sundimi dhe Falënderimi, Ai ngjallë dhe Ai i vdes (krijesat) dhe Ai ka fuqi për çdo gjë) – dhjetë herë:

1. Do t’i shkruhen dhjetë të mira për çdo të thënë të vetme;

2. Do t’i fshihen dhjetë të këqija (mëkate);

3. Do të ngritet dhjetë gradë;

4. Do të ketë mburojë nga çdo vepër e urryer;

5. Do të jetë i mbrojtur nga djalli i mallkuar;

6. Nuk ia shkatërron këtë vepër asnjë mëkat, përveç shriku (politeizmi);

7. Ai ishte njeriu më i vlefshëm që ka vepruar (këtë vepër), përveç ndonjërit i cili e ka thënë këtë më shumë se ai.”

[Transmeton Ahmedi, ndërsa Shejh Albani e ka klasifikuar hadith të mirë në “Sahih Et-Tergib vet-Terhib”, nr. 478]

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600