Një vajzë e vogël, të cilës i ka ardhur cikli mujor ka agjëruar gjatë ditëve të ciklit duke mos e ditur. Tani, çka duhet të bëjë ajo?
Përgjigje: Ajo i ka detyrim ditët, të cilat i ka agjëruar gjatë menstruacionit, t’i kompensojë, sepse agjërimi gjatë hajzit nuk është në rregull dhe nuk pranohet edhe nëse nuk e ka ditur, sepse kompensimi nuk ka kohë të caktuar.
Ka edhe një mesele të kundërt me këtë: Një vajzë po ashtu e vogël i ka ardhur hajzi, mirëpo është turpëruar ta lajmërojë familjen, kështu që ka vazhduar të mos agjërojë (si fëmijë, pra).
Kjo e ka detyrim ta kompensojë muajin që nuk e ka agjëruar, sepse kur vajzës i vijnë menstruacionet ajo ngarkohet me detyrime.
Hajzi është njëra prej shenjave të pubertetit.