Dijetari Dr. Muhamed Hasani, Allahu e ruajt, na rrëfen dhe thotë: “Isha duke u futur në brendësi të Bejtul Haramit (Qabesë) dhe ajo çka ma tërhoqi vërejtjen ishte një Jemenas i cili i kishte ngritur duart dhe i lutej Allahut.
Pasha Allahun, me sytë e mi e pashë Jemenasin në Qabe i cili i lutej Zotit të tij, edhe atë me frikërespekt shumë të madh dhe me modesti dhe me përulje të vërtetë dhe qante gjatë lutjes së tij. Shikova kah ai dhe më tronditi, dhe pasha Allahun zemra vetëm se nuk më doli nga gjoksi im. U ktheva dhe u afrova me qetësi afër tij që mos ta pengoj dhe mos t’ia largoj vëmendjen nga lutjet drejtuar Allahut. I fala dy rekate dhe u ula dhe shikoja kah ai dhe fillova të qaj nga gjendja e tij me Zotin e vet edhe atë për një kohë të gjatë.
Nuk shkoi pak kohë erdhi një njeri me pamje të mirë dhe qëndroi në të njëjtin vend ku isha edhe unë. Edhe atij ia tërhoqi vërejtjen ky njeri dhe shkoi iu afrua dhe i dha selam mirëpo Jemenasi nuk ia kthehu selamin për arsye se ishte i zënë me lutjet e tij. Njeriu me pamje të mirë e nxori një shumë të madhe të hollash dhe ia vëndoi në prehrin e tij dhe u largua. Jemenasi as që nuk e kthehu kokën t’i shikon të hollat mbi prehrin e tij, por vazhdonte me lutjet e tij … Pas një kohe i uli duart e veta dhe e uli kokën e tij dhe shikoi kah të hollat mbi prehrin e tij … dhe filloi të buzëqesh, e pastaj të qan dhe më në fund t’i ngrit përsëri duart e veta dhe t’i lutet Allahut me frikërespekt dhe me përulje. Pasi që mbaroi … shkova te ai dhe e përshëndeta dhe ia putha kokën dhe i thash më fal: Pash Allahun, kërkoj prej teje të më tregosh se çka është puna me ty?!
Buzëqeshi dhe më tha: A je ti pronari i të hollave? I thash: Pash Allahun më trego! Iu zbut zemra dhe më tha: O biri im, pasha Allahun unë erdha në Qabe dhe askush përveç Allahut nuk i dinte problemet dhe mundimet e mia që ma lodhnin zemrën dhe më mundonin shpirtin. Pasha Allahun askujt nuk iu drejtova dhe nga askush ndihmë nuk kërkova përveç se nga Allahu i Madhëruar. Iu drejtova dhe i thashë: “O Zoti im, unë jam në Shtëpinë Tënde dhe askënd nuk e luta për ndihmë nga krijesat e Tua. O Zot, mos më braktis!!”. O biri im, Allahu më dha më shumë se sa i kërkova edhe atë trefish.
O të dashurit e mi, kush i mbështetet Atij i mjafton, kush kapet për fenë e Tij shpëton dhe kush ia ngarkoi çështjet Atij e udhëzon.
O Zot, mundësona të mbështetemi tek Ti dhe të drejtohemi vetëm se Ty ashtu siç donë dhe dëshiron vetëm se Ti.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU