- Si quhet shkenca e cila merret me rregullat e leximit të Kur’anit?
- – Shkenca e Texhvidit.
- Sa emra të Allahut janë përmendur në Kur’an dhe Sunet?
- – 99 emra.
- Cila është shtylla e parë e Namazit ?
- – Marrja e tekbirit fillestar.
- Plotëso hadithin: Pejgamberi alejhi selam, thotë: ” Ruani (keni frikë) nga zjarri i xhehenemit qoftë edhe me një gjysëm…….?
- – Gjysëm hurme.
- Fjalë të Allahut, lutje Profetike, të cilët disa njerëz i varin në qafë, të lidhura me penjë ose zingjirë, përmes të cilave njerëzit synojnë mbrojtje me to nga msyshi, largimin e sherreve të ndryshme, por që në islam janë haram (rreptësisht të ndaluara) dhe shumica nga to janë edhe shirk, si quhen ato varëse?
- – Hajmalitë, Nuskat, etj.
- Si quhet shkenca e cila na mëson se si ta njësojmë Allahun të vetëm në adhurim, zotërim, krijim?
- – Shkenca e Akides (Teuhidit).
- Prej gjynahqarëve (mëkatarëve) më të mirë janë ata që….?
- – Ata që pendohen nga mëkatet.
- Sa bëri thirrje (davet) pejgamberi alejhi selam, në mënyrë të fshehtë në Meke!?
- – Tre vite .
- Sa dyer ka Xheneti?
- – Xheneti ka tetë dyer.
- Sa dyer ka Xhehenemi?
- – Xhehenemi ka shtatë dyer.
- Në cilin vit hixhrij u bë ndërrimi i Kibles nga Kudsi (në Palestinë) drejt Qabes (në Meke)?
- – Në vitin e dytë hixhrij.
- Sa ditë qëndroi Jusufi alejhi selam në bunarë (në pusin e thellë)?
- – Tre ditë.
- Sa ajete posedon sureja el Keuther?
- – Tre ajete.
- Kush ishte sahabiu i nderuar i cili e shkruante Vahjin (shpalljen) ?
- – Thabit ibn Kajsi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
- Sa vite qëndroi pejgamberi alejhi selam me shokët e tij në Meke para hixhretit?
- – Trembëdhjetë vite.
- Sa ajete posedon sureja el Ihlas?
- – Katër ajete.
- Cila është kodra për të cilin pejgamberi alejhi selam ka thënë se na don neve dhe na e duam atë?
- – Kodra e Uhudit.
- Cili është emri i vërtetë i Ebu Dherr el Gifarit,- Allahu qoftë i kënaqur me të?
- – Xhundub bin Xhunade.
- Plotëso hadithin: “Dynjaja është burg për muslimanin, kurse për……?
- – “Dynjaja është burg për muslimanin, kurse për jobesimtarin dynjaja është xhenet.”
- Kush ishte komandanti i cili e pranoi Islamin haptas në luftën e Jermukut?
- – Xhorxh Ibn Tururi.
AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL
NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.