- Si quhet medh’hebi i cili i pranon argumentet sheriatike veq kuptimin e jashtëm pa hyrë në detaje?
– Medh’hebi Dhahiri.
- Një gjë që Allahu ia ndaloi Vetes së Tij dhe e ndaloi në mesin e krijesave të Tij?
– Padrejtësia.
- Ceke një nga emrat e bukur të Allahut?
– Edh Dhahir (I Dukshmi).
- Muhamedi alejhi selam thotë: ” Padrejtësia është……… ditën e gjykimit.” Plotëso hadithin.
– ” Padrejtësia është errësirë në ditën e gjykimit.”
- Muhanedi alejhi selam thotë: ” Xheneti është nën…… e shpatave.” Plotëso hadithin.
– ” Xheneti është nën hijen e shpatave.”
- Çka llogaritet gënjeshtra më e madhe?
– Paragjykimi.
- Muhamedi alejhi selam thotë: ” Ndihmoje vëllain tënd i cili….?
. – “Ndihmoje vëllain tënd i cili i bën padrejtësi dikujt dhe vëllain tënd të cilit i bëhet padrejtësi nga dikush.”
- Prej gjërave të ndaluara gjatë qëndrimit në ihram (gjatë Umres ose Haxhit) është edhe……?
– Parfymosja.
- Prej shenjave të mëdha të kiametit është……?
– Lindja e diellit nga perëndimi.
10. Prej shtyllave të Haxhit është edhe……?
– Tavafi Ifada.
11. Rrotullimi rreth Qabes në sheriatin Islam quhet……?
– Tavaf.
12. Prej emrave të Ditës së Kijametit është edhe…..?
– Ndodhia e Madhe. (Shiko: Naziat-34)
13. Muhamedi alejhi selam thotë: “……… është gjysma e imanit (besimit)”, për çfarë është fjala?
– Pastërtia.
14. Kodra e cila gjendet në egjipt dhe e përmendur në Kur’an?
– Turi Sina.
15. Cila sëmundje ishte sebeb i vdekjes së Ebu Ubejde Amir ibnul Xherrah?
– Murtaja.
16. Në cilin vend vdiq Muftija i arabisë saudite Shejh AhbdulaAziz Ibn Bazi?
– Në Taif.
17. Çdo gjë që adhurohet pos Allahut, në legjislacionin islam quhet…..?
– Tagut.
18. Cila sure zbriti pas sures Sexhde?
– Sureja Turë.
19. Kush vdiq i fundit nga shokët e Muhamedit salallahu alejhi ue selem?
– Tufejl ibn A’mir,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
20. Kush ishte sahabiu për të cilin pejgamberi alejhi selam tha: ”Kush dëshiron të sheh shehidin i cili ecë me dy këmbët e tij, le ta shikoj …….?
– Talha bin Ubejdullah,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL
NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.