- Cili është shpërblimi i kryerjes së umres në Ramazan?
– Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Kryerja e umres në Ramazan llogaritet sikur kryerja e Haxhit me mua.” (Shënon: Buhariu dhe Muslimi). - Cilat janë veprat që duhet t’i kushtoj shumë vëmendje muslimani gjatë muajit të Ramazanit?
– a) Leximi i Kur’anit. b) Falja e Namazit të Natës. c) Dhënia e Sadakasë. d) Kryerja e Umres. e) Shpeshtimi i dhikrit. f) Hyrja në Itikaf. - Cilat janë veprat (sunetet) që sot janë anashkaluar shumë nga muslimanët?
– Vizita e varrezave. Agjërimi i tre ditëve (13,14,15 hixhri) të çdo muaji hixhri. Agjërimi i çdo të hënë dhe të enjtes. Falja e Namazit të Natës. Falja e Namazit të Istihares. Bërja e duas së udhëtimit. Falja e Namazit të Vitrit. Vizita në mes vete pêr hir të Allahut. Përcjellja e ezanit dhe ikametit. Dhikri kur ngritemi nga mexhlisi. Itikafi në Ramazan. Dhënia e selamit atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh. Dhikri i mbrëmjes dhe mëngjesit. - Cila është vlera e ditës së xhuma?
– Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Dita më e mirë në të cilën ka lind dielli është dita e xhuma. Në ditën e xhuma u krijua Ademi alejhi selam dhe po në këtë ditë ai u fut dhe u nxjorr nga xheneti. Dhe në këtë ditë do të ndodh kiameti.” (Muslimi: 854). - Kur do të ndodh Kiameti?
– Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Njerëzit do të të pyesin për Çastin (Kijametin), thuaju: “Dijenia për te ëshë vetëm te Allahu”. E, kush mund të të tregojë ty, – se Kijameti mund të jetë afër?! (Ahzab: 63).
– “Të pyesin ty kur do të ngjajë Dita e Kijametit. Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo do ta tregojë vetëm Ai. (Tmerret e Ditës së Kijametit) do të janë të rënda për qiejtë dhe Tokën, do t’u vijë krejtësisht papritmas. Të pyesin, thuase ti di diçka për të. Thuaj: “Këtë e di vetëm Allahu; e shumica e njerëzve nuk e kuptojnë këtë (të vërtetë)”. (A’raf : 187)
– ” Të pyesin ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë?” Çka ka rëndësi për ty ta përmendësh atë?! Vetëm Zoti yt di për te. Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druajnë atij (Kijametit); kurse, atë ditë, që do ta shohin atë (Kijametin), atyre do t’u duket se kanë qëndruar në këtë botë, vetëm një mbrëmje, apo një mëngjes të asaj mbrëmjeje.” (Naziat: 42-46). - Cili është argumenti se Muhamedi, -alejhi selam!,- është dërguar për tërë njerëzimin?
– Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Na të kemi dërguar ty për tërë njerëzimin – sihariques dhe paralajmërues, por shumica e njerëzve nuk dinë.” (Sebe: 28). - Cili është argumenti i cili dëshmon se Muhamedi,- alejhi selam!,- është vula e gjithë pejgamberëve?
– Allahu,- xhele ue ala!,- thotë: “Muhammedi nuk është babë i askujt prej njerëzve (meshkujve) tuaj, por është Pejgamber i Allahut dhe vula e pejgamberëve, e Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (Ahzab: 40). - Kush është grupi i shpëtuar?
– Grupi i shpëtuar janë ata që kapen pas të vërtetës. Ashtu siç ka thënë pejgamberi alejhi selam: “(Grup i shpëtuar) Janë ata të cilët janë sikur unë siç jam sot dhe shokët e mi (sahabët)..” Ata janë ehli suneti dhe xhemati. U quajtën kështu sepse ata janë kapur fortë pas Kuranit dhe Sunetit. - Cilët janë tre namazet që Allahu i përmendi në Kur’an?
– Namazi i Sabahut: “Para namazit të sabahit.” (Nurë: 58).
– Namazi i Jacisë: ” Dhe pas namazit të jacisë.” (Nurë: 58).
– Namazi i Ikindisë: “Kryeni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin(ikindinë). Dhe bëni namazin për Allahun, duke iu lutur Atij. ” (Bekare: 238). - Kur hapen dyert e Xhenetit?
– Dyert e Xhenetit hapen ditën e hënë dhe të enjten, Allahu e falë çdo rob të Tij i cili nuk i bën shirk(shok në adhurim) Allahut, përpos nuk i falë dy njerëz të cilët janë të hidhëruar me njëri tjetrin dhe nuk flasin në mes vete, Allahu i thotë melaikëve shikoni këta dy nuk do t’i fali derisa të pajtohen dhe të flasin mes vete. Gjithashtu, dyert e xhenetit hapen edhe në Ramazan. Dyert e Xhenetit i hapen edhe atij i cili e plotëson abdesin me të gjitha rregullat e tij dhe thotë fund abdesin : Esh hedu en La ilahe ilallah ue esh hedu ene muhameden resulullah(dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush me merit pos Allahut dhe se Muhamedi alejhi selam është i dërguar i Tij). - Sa dyer ka Xheneti dhe ceki disa nga to?
– Xheneti ka tetë dyer, disa nga to janë: 1. Dera e Namazit (e veçant për ata që e falin namazin). 2. Dera e Xhihadit (e veçant për ata që luftojnë në rrugën e Allahut). 3. Dera e Rrejanit (e veçant për agjëruesit). 4. Dera e Sadakasë (e veçant për ata që japin sadaka). - Nëpër sa stacione do kaloj njeriu ?
– Njeriu do kaloj nëpër tre stacione, e ata janë: 1. Stacioni i dynjasë 2. Stacioni i berzahut (i varrit) 3. Stacioni i fundit (i Xhenetit ose i Xhehenemit) - Cilë janë llojet e njerëzve që do të dënohen me zjarr të Xhehenemit?
– a) Pabesimtarët b) Munafikat c) Zinaqari dhe zinaqarja d) Ngrënësi i kamatës e) Skulptori (ai që vizaton piktura) f) Ngrënësi i pasurisë së jetimit, etj.AUTOR: SAMI ABDRRAHMAN KUBAXHE
NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI
Burimi: albislam.com