- Cili është ushqimi i banorëve tê Xhehenemit?
“Në zjarr të fortë do të digjen, e do të pinë nga burimet e vluara, kur tjetër ushqim për ta nuk do të ketë, përpos therrave. E ky (ushqim), as nuk do t’i trashë as nuk do t’i ngop (nga uria).” (El Gashije: 4 – 8).
- Cilat janë rrobet e banorëve të Xhehenemit?
“Ata që nuk kanë besuar, kanë rroba të prera prej zjarrit, e nëpër kokat e tyre do të hedhet ujë i vluar.” (Hixhr: 19).
- Sa dyer posedon Xhehenemi?
“Dhe, me të vërtetë, xhehennemi është vendbanimi i tyre i premtuar, për të gjithë: ai i ka shtatë dyer, e për çdo derë ka pjesë të caktuar”. (Hixhr: 43-44).
- Çfarë fytyra do të kenë banorët e Xhehenemit?
– Fytyra të zeza, argument fjala e Allahut në Kur’an:
E, në Ditën e Kijametit do t’i shohësh ata që kanë përgënjeshtruar Allahun – me fytyra të zeza. E vallë, a nuk është ferri – vend për ata që janë mendjemëdhenj?!.” (Zumer: 60).
– Fytyra të pluhrosura, argument fjala e Allahut në Kur’an:
“Kurse disa fytyra, atë Ditë, pluhërosen.” (Abese : 40).
– Fytyra të mrrolura, argument fjala e Allahut në Kur’an:
” Atë ditë – disa fytyra janë të mrrolura.” (Kijameh: 24).
– Fytyra të shëmtuara, argument fjala e Allahut: تَلْفَحُ وُجُوهَهُمُ النَّارُ وَهُمْ فِيهَا كَالِحُونَ
” Zjarri do t’i kaplojë fytyrat e tyre, dhe ata, në të, janë të shëmtuar.” (Muminun: 104)
- Cilët janë emrat më të njohur të zjarrit të Xhehenemit?
– Skëterrë (ferr, zjarr): Argument fjala e Allahut:
“E kush vepron kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe shkelë kufijt e dispozitave të Tij, Allahu e shpie atë në skëterrë (ferr), në të cilën do të qëndrojë përherë dhe për të ka ndëshkim poshtërues.” (Nisa: 14).
“Nëse nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do të mundeni (me i bë shembull Kur’anit), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Ai është përgatitur t’i ndëshkojë mohuesit.” (Bekare : 24).
– Xhehenem: Argument fjala e Allahut;
“Ai, juve, madje, ua k shpallur në Libër (Kur’anin): kur të dëgjoni se mohohen argumentet e Allahut dhe bëjnë tallje me to, atëherë mos rrini me ata, përderisa të rrokin tjetër temë (përndryshe nëse rrini me ta), – ju atëherë (në dënime) jeni si ata. Allahu do t’i tubojë në xhehennem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.” (Nisa: 140).
– Xhehim: Argument fjala e Allahut;
“E ata që përpiqen t’i mohojnë argumentet Tona, duke supozuar se nuk do të mund t’i dënojmë, janë banorë të (xhehimit) xhehennemit.” (Haxh: 51).
– Zjarr flakërues: Argument fjala e Allahut;
“Me të vërtetë, ata që hanë mallin e bonjakut me pa të drejtë, ata mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të përcllohen në zjarrin flakërues.” (Nisa; 10).
– Sekar; Argument fjala e Allahut:
“E kush të shpjegon ty se çka është Sekari?” (Mudethir: 27).
– El hutametu: Argument fjala e Allahut: وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْحُطَمَةُ
“E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh?” (Humeze : 5).
– Ledha; Argument fjala e Allahut;
“Jo, kurrsesi! Ai është zjarri.” (Mearixh: 15).
- Si do të bëhet rringjallja e njerëzve nga varrezat e tyre?
“Ai i dërgon erërat si lajme të gëzuara para mëshirës së Tij; e kur erërat lëvizin retë e rënda me shi, Na i çojmë ato kah vendi i vdekur, e lëshojmë shi në të dhe nxjerrim lloj-lloj frutash; po kështu do t’i ngjallim të vdekurit, për të menduar ju!.” (A’raf: 57).
- Cilët janë emrat më të njohur të Xhenetit?
– Xhenetul Huld (xheneti i përhershëm), argument fjala e Allahut:
“Thuaj: “A është më i mirë ky (shkatërrim) apo xhenneti i përhershëm, i cili u është premtuar besimtarëve? Për ta, (xhenneti) është shpërblim dhe vend kthimi.” (Furkan : 15)
– Xhenet, argument fjala e Allahut:
“Kurse, ata që punojnë vepra të mira – ata do të jenë banorë të xhennetit ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (Bekare : 82).
– Firdeus, argument fjala e Allahut:
“Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kopshtet e Firdevsit (xhennetit) do t’i kenë banesa.” (Kehf: 107).
– Adn, argument fjala e Allahut:
“Xhennetet e Adnit në të cilin hyjnë ata, duke u veshur me bylyzykë të arit dhe margaritarë, veshja e tyre, në to, është prej mëndafshi.” (Fatir: 33)
– Xhenetun Neim (kopshti i dhuntisë), argument fjala e Allahut:
“Me të vërtetë, ata që kanë besuar dhe punojnë vepra të mira do të gjenden në kopshtet e dhuntisë.” (Lukman: 8).
– Xhenetul Me’ua, argument fjala e Allahut: أَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ جَنَّاتُ الْمَأْوَىٰ نُزُلًا بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
“Ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, për ta janë kopshtet e xhennetit Meëva – të përgatitur për atë që kanë punuar.” (Sexhde: 19).
– Darus Selam(Shtëpia e shpëtimit), argument fjala e Allahut:
“Ata do të kenë Shtëpinë e shpëtimit te Zoti i tyre. Dhe Ai është mbrojtës i tyre për veprat që punojnë ata.” (Enam: 127).
- Çfarë fytyra do të kenë banorët e Xhenetit?
“Me të vërtetë, të mirët (njerëz) do të gjenden në xhennet, e nga divanet – kanapet do të shikojnë, në fytyrat e tyre do të njohësh freskinë e begative.” (Mutafifin: 22-24).
” Atë Ditë, fytyrat e disave (besimtarëve) do të jenë të gëzuara.” (Gashije: 8).
“Disa fytyra atë Ditë, shëndrisin, të qeshura, të gëzuara.” (Abese: 38-39).
” Kurse ato fytyra që zbardhen e shkëlqejnë do të jenë në mëshirën e Allahut, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.” (Al Imran: 107).
AUTOR: SAMI ABDURRAHMAN KUBAXHE
NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI
Burimi: albislam.com