1. Kush ishin sahabët të cilët pejgamberi alejhi selam i dërgoi dhe urdhëroi që t’i rrënonin idhujt më të mëdhenj të Kurejshitëve!?
1. – 1. Halid Ibn Uelidin,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e dërgoi ta rrënon statujën (idhullin) e Uzzasë. 2. Amër Ibn Asin,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e dërgoi ta rrënon statujën e Suvas. 3. S’ad Ibn Zejdin,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e dërgoi ta rrënon statujën e Menatit.
2. Në sa grupe e ndau ushtrinë pejgamberi alejhi selam, me rastin e hyrjes në Meke!?
2. – Pejgamberi alejhi selam me rastin e hyrjes në Meke e ndau ushtrinë në tre grupe: 1. Grupi i parë ishte nën udhëheqjen e Halid Ibn Uelidit ,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- këta hyrën në Meke nga ana jugore. 2. Grupi i dytë ishte nën udhëheqjen e Zubejr ibn Auamit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- këta hyrën në Meke nga veriu. 3. Dhe grupi i tretë ishte nën udhëheqjen (komandën) e Ebu Ubejd ibn Xherrah,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
3. Sa ishte numri i sahabëve të cilët morën pjesë në çlirimin e Mekës!?
3. – Numri i sahabëve që morën pjesë në çlirimin e Mekës ishte dhjetë mijë (10 000).
4. Kush ishte komandant i ushtrisë muslimane në betejën(luftën) e Mut’as!?
4. – Në këtë betejë komandant ishte Zejd ibn Harith,- Allahu qoftë i kënaqur me të!. Por ky ra shehid dhe e zëvendësoi Xhafer ibn Ebi Talib,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- por edhe ky ra shehid pastaj komandën e morri Abdullah ibn Reuaha,- Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili gjithashtu ra shehid në këtë betejë. Pas rënies shehid të këtyre sahabëve në krye të ushtrisë muslimane erdhi Halid ibn Uelidi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
5. Sa ishte numri i ushtrisë muslimane në betejën e Mu’tes dhe sa i romakëve dhe aleatëve të tyre!?
5. – Numri i ushtrisë muslimane ishte 3000. Kurse i romakëve dhe aleatëve të tyre ishte 200 000 ushtarë.
6. Në cilin vit dhe muaj hixhri u zhvillua beteja e Mu’tes!?
6. – Beteja e Mu’tes u zhvillua në muajin Xhumadel Ula në vitin e 8 Hixhri.
7. Sa ishte numri i ushtrisë muslimane në betejën Dhaturr Rrikaa!?
7. – Numri i ushtrisë muslimane në këtë betejë ishte mes 400 deri 700 ushtarë (luftëtarë).
8. Kush ishte halifja i fundit Emevit!?
8. – Mervan ibn Muhamedi.
9. Kush ishte ai i cili llogaritej halifja i pestë me radhë i muslimanëve!?
9. – Omer ibn AbdulAzizi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
10. Cilit fis i përket Halid Ibn Uelidi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?
10. – Fisit Beni Mahzum.
11. Kush e vrau pejgamberin e rrejshëm Musejlemetul Kedhabin (i cili e shpalli veten pejgamber)!?
11. – Vahsh ibn Harbi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!
12. Si quhej kodra në të cilën i zbriste shpallja Musait alejhi selam!?
12. – Kodra Tuva.
13. Kush ishte ndërtuesi i parë i Xhamisë së Aksas (Mesxhidi Aksas) në Jerusalem!?
13. – I Dërguari i Allahut, Jakubi alejhi selam.
14. Në cilin vit hixhri ka ndodhur beteja e Kadisijes dhe kush ishte komandanti i muslimanëve në këtë betejë!?
14. – Beteja e Kadisijes ka ndodhur në vitin 14hixhri. Ndërsa, komandant i muslimanëve në këtë betejë ishte S’ad bin ebi Uekasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
15. Kush ishte halifja i muslimanëve i cili thuhet se i falte 100 rekate namaz nafile çdo ditë!?
15. – Harun err Rrashidi,- Allahu qoftë i kënaqure të.
16. Në cilin namaz u ther me thikë të helmur halifja i muslimanëve Omer Ibn Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?
16. – Në namazin e sabahut. Kur Omer ibn Hatabi ishte imam i muslimanëve.
17. Kur themi dy kiblet e muslimanëve, për cilat kible është fjala!?
17. – Kibleja në drejtim të Mesxhidil Aksas (në Jerusalem- ishte kibla e parë e muslimanëve), dhe kibla në drejtim të Mesxhidil Haramit (Qabes në Meke, kibla në drejtim të së cilës falin muslimanët namazin).
18. Kush themi dy hixhretet të cilat i bën muslimanët, për cilat hixhrete është fjala!?
18. – Hixhreti në Abisini dhe Hixhreti në Medine.
19. Kush ishte komandanti musliman i cili çliroi Spanjën si dhe u quajt kodra me emrin e tij!?
19. – Tarik ibn Zijad,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
20. Në cilin vend ra shehid Husejni djali i Aliut,- Allahu qoftë i kënaqur me të!?
20. – Në vendin e quajtur Qerbela.
Burimi; albislam.com
AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL
NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI
MEDINE, 2014.