1. Çka është Mikati!?
1. – Vendstacioni ku haxhilerët lahen dhe veshin ihramin.
2. Çka është Fidja!?
2. – Kompenzim për mungesë zbatimi të ndonjë vepër fetare.
3. Çka është Hixhameja!?
3. – Hixhameja është nxjerrja e gjakut të keq nga trupi apo koka sipas traditës së Pejgamberit alejhi selam.
Është shërim i disa sëmundjeve.
4. A lejohet t’i dalim para apo të kalojmë para atij që është duke u falur!?
4. – Jo, nuk lejohet ti dalim para apo të kalojmë para atij që është duke u falur.
Muslimani duhet të ketë kujdes të mos kalojë para personit që është duke u falur.
Duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit alejhi selam ku thotë: ” Sikur ta dinte njeriu mëkatin e të kaluarit para një personi që është duke u falur, do të preferonte të priste 40 (ditë, muaj ose vite) sesa t’i dilte përpara atij që është duke u falur.”
5. A lejohet mbajtja e unazës prej arit nga ana e meshkujve!?
5. – Mbajtja e unazës prej arit nga meshkujt është e ndaluar,posaçërisht të ashtuquajturat unaza të fejesës ose martesës.
Ky veprim i tillë llogaritet përngjasim me krishterët.
6. Çfarë shpërblimi ka Haxhi i pranuar!?
6. – Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ” Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit.”
( Buhariu dhe Muslimi. Shiko: “Silsiletu el Ehadith es Sahiha( nr.1200)dhe “Irvaul Galil ( nr.769).
7. A është prej sunetit që muslimani të udhëtojë në Medine me qëllim për të vizituar varrin e Pejgamberit alejhi selam!?
7. – Jo nuk është prej sunetit ky veprim dhe nuk është i lejuar në Islam.
Prej sunetit ështé të kesh për qëllim udhëtimin për të vizituar Xhaminë e Pejgamberit alejhi selam( e jo varrin e tij), ngase Pejgamberi alejhi selam ka thënë: ” Të udhëtuarit me qëllim të vizitës (me qëllim fetar) nuk duhet të bëhet askund tjetër përveç në tri xhamitë: Mesxhidul Harami (Qabeja), Mesxhidul Aksa (në Palestinë) dhe në Xhaminë time (në Medine).”
Dhe, kur arrin në Xhaminë e Pejgamberit alejhi selam,fal dy rekate për xhaminë (tehijetul mesxhid) dhe pastaj e viziton varrin e Pejgamberit alejhi selam.
8. A lejohet puthja apo prekja e varrit të pejgamberit alejhi selam apo e gjërave që janë pranë varrit sikurse ndonjë dru apo diçka tjetër me qëllim marrjes bereqetit !?
8. – Jo nuk lejohet. Ky veprim buron nga tradita e çifutëve dhe të krishterëve.
9. A lejohet vizita e varrit të Pejgamberit alejhi selam pas faljes së çdo namazi!?
9. – Ky veprim është bidat si dhe është teprim në fe dhe bie në kundërshtim me fjalën e pejgamberit alejhi selam ku thotë: ” Mos e shndërroni varrin tim si vend për vizitë, dërgoni përshëndetjet mbi mua prej ngado që jeni, ngase përshëndetjet tuaja më arrijnë mua.”
10. Çfarë duhet të thotë muslimani kur viziton varrin e Pejgamberit alejhi selam!?
10. – Eselamu alejke ja resulallah ve rahmetullahi ve berekatuhu. Kështu vepronte edhe Abdullah Ibn Omeri kur vizitonte varrin e Pejgamberit alejhi selam.
11. Sa herë është përmendur emri i Jusufit,- alejhi selam në suren jusuf!?
11. 25herë.
12. Cila ishte mbretëresha e cila e pranoi ftesën (për pranimin e Islamit) e Sulejmanit alejhi selam!?
12. – Mbretëresha Belkisa.
13. Cila ishte sprova (fitneja) e parë tek populli i Beni Israilëve!?
13. – Fitneja e grave.
14. Kush ishte shkaktari kryesor i fitnes (përçarjes) mes fisit Euvs dhe Hazrexh!?
14. Shkaktar kryesor i fitnes mes fisit Euvs dhe Hazrexh ishte Shashe Bin Kajsi.
15. Kush shkroi i pari në sire (histori) në Islam!?
15. Muhamed bin Shihab ez Zuhri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!
16. Ceke një nga shenjat e mëdha të kiametit!?
16. Lindja e diellit nga perëndimi.
17. Pse u quajt muaji Muharrem me këtë emër!?
17. Sepse është muaji në të cilin u ndalua lufta.
18. Cila është duaja që duhet ta thotë muslimani pas daljes nga banjo!?
18. “Gufraneke” ( Më falë o Zot).
19. Cila është gruaja e parë e cila u dënua për shpifje!?
19. Hamnetu binti (vajza e) Xhahsh.
Burimi; albislam.com
AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL
NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI
MEDINE, 2014