NJOHJE E SHKURTËR MBI KUSHTET E FESË

NJOHJE E SHKURTËR MBI KUSHTET E FESË

0 2193

Islami është metodologji e cila u themelua nga Allahu i Madhëruar, të cilën metodologji profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) ia sqaroi njerëzimit, që të jenë të përqendrueshëm në fe, e që mënyra, metodat e rrugët e jetesës të jetë e ndërtuar sipas saj, andaj, islami përmban parime e themele të cilat janë të patjetërsueshme që t’i përmbahemi, që njeriu të jetë rob i vërtet i Allahut, e që këto parime quhen kushte të islamit, të cilat i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) i sqaroi në shumë prej haditheve të tija autentike. Veprimi i këtyre kushteve konsiderohet si argument i të qenit një person musliman, dhe pasues i profetit në formën më të qëlluar.

E që të gjitha medh’hebet e ndryshme islamike, që të gjitha vizionet e referencat e tyre janë pajtuar mbi këto kushte, dhe se kushdo që është i bindur në to konsiderohet musliman, me islam të plotë, dhe se kush mohon një prej këtyre kushteve, ka shkatërruar të gjitha veprat e tija, qoftë edhe nëse është duke i vepruar, sepse kush mohon një kusht prej këtyre kushteve është njejtë sikur të ketë mohuar të gjitha.

Kushtet e fesë islame

Ato janë pesë, i ka përmendur i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) në hadithin që e përcjell Abdullah ibn Omeri, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), ku thotë: E kam dëgjuar të dërguarun e Allahut duke thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, falja e namazit, nxjerrja e zeqatit, haxhi, agjërimi i muajit të Ramazanit.”[1]

Shpjegim i kushteve të fesë

1.Dy dëshmitë.

Forma e dëshmive:

(أشْهَدُ أنْ لا إِلهَ إلّا اللهُ وأشْهَدُ أنّ محمّداً رسولُ اللهِ)

(Esh’hedu en la ilahe il Allah ve esh’hedu ene Muhameden rasulullah)

Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet pos Allahut. Dhe dëshmoj se Muhamedi është i dërguar i Allahut.

Argument për këtë formë të shprehjes së dëshmive është fjala e Allahut: “Allahu dëshmon se Ai është vetëm një, – por edhe engjëjt, e të diturit (e dëshmojnë këtë), duke qenë të qëndrueshëm në të vërtetën. S’ka zot tjetër përveç Tij. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.” Sureja Ali Imran, 18.

Dhe “Muhammedi është Pejgamber i Allahut.” Sureja Fet’h, 29.

Kuptimi i frazës: Nuk ka zot pos Allahut:

Nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut të Lartmadhëruar, Ai është Një, nuk ka rival në sundimin e Tij. Allahu thotë: “(Kujtoje ti o Muhammed!) kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Unë jam larg atyre që i adhuroni ju, pos Atij, që më ka krijuar (mua) – dhe, me të vërtetë, Ai më udhëzon në rrugën e drejtë.” Sureja Zuhruf, 26-27.

Kështu që kuptimi i dy dëshmivë është: të deklaron muslimani se nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i  Allahut dhe vula e profetëve dhe të dërguarve.

  1. Falja e namazit.

Namazi është shtylla e fesë, është gjëja e parë për çfarë do llogaritet muslimani ditën e Kiametit, nëse namazi është në rregull, të gjitha punët tjera do të jenë në rregull. Namazi është lidhja e robit me Allahun.

Kuptimi i të qenit namazi shtyllë e fesë është që njeriu të jetë i bindur se Allahu e ka obliguar namazin për çdo musliman të rritur, me mendje të shëndoshë, i  detyruar t’i falë pesë kohët e namazit gjatë ditës e natës, duke e falur sipas kohës dhe koës së caktuar, e të jetë me abdes.

Pesë kohët e namazit janë: Namazi i sabahut (el-fexhr). Namazi i drekës (edh-dhuhr). Namazi i iqindisë (el-asr). Namazi i  akshamit (el-magrib). Namazi i jacisë (el-i’sha).

Falja e namazit, qoftë farz (obligativ) apo nafile (vullnetar) duhet të jetë me qëllim të sinqertë për Allahun.

Është thënë se shtyllë është “ikametu salat” (kryerja në formën e plotë) e namazit, sepse vetëm se falja e namazit (forma e lëvizjeve në namaz) nuk nënkupton kryerjen e saj në formën e saktë.

Për arsye se namazi përmban rregulla në të cilat thërret, vlera e sjellje në të cilat udhëzon. Kështu që ai i cili i përmbahet këtyre sjelljeve pasi që të ketë kryer namazin, ky është ai që ka kryer namazin, kurse ai i cili e fal namazin e nuk i përmbahet etikës, vlerave, apo e fal namazin sa për t’i thënë falës, apo sa për të shmangur sanksionet e kësaj bote të lënies së namazit, në fakt ky nuk është prej atyre që ka kryer namazin, Allahu thotë: “dhe kryeje namazin! Namazi, me të vërtetë, të largon (pengon) nga korrupcioni dhe nga çdo vepër e shëmtuar.” Sureja Ankebut, 45.

  1. Dhënia e zeqatit.

Zeqati është e haku i detyruar në pasuri për disa kategori në një kohë të caktuar. Është sasia e caktuar e pasurisë e cila i jepet kategorisë së caktuar të njerëzve pasi të ketë arritur sasinë (shumën) e caktuar sipas kushteve të caktuara.

Nocioni Zeqat vlen për pjesën e dhënë e cila është nxjerrë prej pasurisë së pronarit, kështu ajo pjesë e pasurisë quhet Zeqat.[2]

Allahu e bëri obligativ në mallrat të cilat zhvillohen e shtohen, ato janë: bagëtitë, paratë, ari dhe argjendi, të mbjellurat prej fryteve dhe perimeve, mallrat tregtare.

Kategoritë që marrin zeqatin janë tetë, i përmendi Allahu i Madhëruar në Librin e Tij Fisnik, ku thotë: “Lëmosha u takon vetëm të varfërve, të gjorëve dhe atyre që e mbledhin atë (rrogë e nëpunësit që punon në atë lëmë), dhe atyre që duhet përfituar zemrat (në islamizëm); dhe për lirim nga skllavëria, dhe të ngarkuarve në borxhe, dhe për rrugën e Allahut, dhe udhëtarit të rastit. Këto janë dispozitat, e Perëndisë. Se, me të vërtetë, Allahu është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.” Sureja Teube, 60.

Kushdo që e jep atë jashta këtyre kategorive nuk i pranohet si zeqat dhe nuk e ka larë obligimin e tij.

Ai detyrohet ta nxjerr menjëherë pasi t’i është bërë obligim kur të ketë arritur (nisabin) shumën e caktuar dhe të ketë kaluar një vit hënor dhe t’i ketë plotësuar kushtet, lejohet të vonohet për një rast urgjent, ndërsa ai i cili nuk e jep atëherë dënohet dhe detyrohet ta jepë.

  1. Agjërimi.

Nocioni agjërim domethënë: Abstenim nga të gjitha llojet e ushqimeve me nijet adhurimi kushtuar Allahut të Madhëruar.

Koha e saj fillon që prej lindjes së mëngjesit të vërtetë e deri në perëndim të diellit.

Nuk llogaritet njeriu agjërues, përpos atëherë kur të ketë braktisur dy gjëra: Të gjitha gjërat konkrete që e prishin agjërimin, si; ushqimi e pija, po edhe gjërat që pakojnë shpërblimin e agjërimit, si; mëkatet.

Kështu që agjëruesi nuk duhet të mëkaton e të vepron vepra të këqija, nuk flet fjalë të ndyra e nuk kacafytet me askënd.

Agjërimi është obligim për secilin njeri musliman, me mendje të shëndoshë, vendas, të mos jetë udhëtarë.

  1. Haxhi.

Haxhi është shtyllë e fesë, dhe bie nga detyrueshmëria nëse zbatohet një herë në jetë, njashtu bie nga ai i cili nuk ka mundësi ta zbaton, me kusht që të beson në obligueshmërinë e tij, dhe se nuk e pengon nga kryerja e haxhit gjë tjetër përpos arsyes, ai i cili nuk beson në oblidueshmërinë nuk llogaritët musliman.

Dispozita e kryerjes së haxhit është (vaxhib) obligim për atë që ka mundësi, qoftë në aspektin material apo fizik, mbështetur në fjalën e Allahut: “Allahu i ka obliguar njerëzit, ata që kanë mundësi t’i përballojnë rrugës, ta vizitojnë (haxhxhillëk) këtë Shtëpi.” Sureja Ali Imran, 97.

Nocioni haxh domethënë: synimi i shtëpisë së Allahut (Qabes), në formë të caktuar, në kohë të caktuar, me kushtet, shtyllat dhe rregullat e caktuara.

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] E shënon Buhariu me numër (8).

[2] Marrë nga libri (Risaleh fil-fikh el-mujeser, fq. 59).

GJITHASHTU NË ALBISLAM