Allahu thotë:
{بَلِ ٱلۡإِنسَٰنُ عَلَىٰ نَفۡسِهِۦ بَصِيرَةٞ}
“Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.” Surja Kijame, 14.
Nuk të bëjnë dobi aspak lëvdatat e njerëzve tek Allahu, nëse të lavdërojnë për diçka çfarë nuk e ke.
E as që mund të të bëjnë dëm fyerjet e dashakeqëve, nëse ata të fyejnë për diçka çfarë nuk e ke.
Sado që njeriu të arrijë grada të bamirësisë, patjetër se do të jetë dikush që e urren, saqë edhe profetët nuk gjetën pranim dhe dashuri nga gjithë njerëzit.
Sado që njeriu arrin skajet e prishjes, do të jetë dikush që e do, saqë edhe Faraonin e Nemrudin kishte njerëz që i doni ata.
Matraf ibën Abdullahu ka thënë: imam Malik ibën Enesin më tha: çfarë thonë njerëzit për mua?
Iu përgjigja: dashamiri të lavdëron, kurse armiku të fyen.
Ai tha: njerëzit do të jenë çdoherë ashtu, por Allahu na ruajt kur dy palët kanë fjalë të njejta për ne.”
Kërkoi mbrojtje nga Allahu, që të mos ndodh që gjithë njerëzit ta lavdërojnë e të mashtrohet, apo të gjithë njerëzit ta fyejnë, e të jetë e vërtetë ajo çfarë e thonë.
Përktheu: Hoxhë Shpend Zeneli