NUK KËRKOHET DYNJAJA ME VEPRAT E AHIRETIT

NUK KËRKOHET DYNJAJA ME VEPRAT E AHIRETIT

0 1790

 Nga rreziqet më të madha që i kanoset besimtarit është që me veprat e tij të mira të dëshiron të arrijë të mirat e kësaj bote, e si pasojë ti asgjësohen këto vepra. Një vepër e tillë shpien edhe në  shirk duke ra ndesh me plotësimin detyrueshëm të teuhidit dhe pa asnjë dyshim i asgjëson veprat e tij. Kjo gjë është më e rrezikshme se syefaqësia sepse ai i cili e do dynjanë, tek ai vlon dëshira për të punuar shumë për të, ndërsa syefaqësia mund të shfaqet në ndonjë vepër e jo në tjetrën. Tek syefaqësia nuk ka vazhdimësi, ndërsa besimtari i vërtetë i largohet edhe të parës edhe të dytës.

Dallimi ndërmjet syefaqësisë dhe me veprës me të cilën njeriu synon dynjanë ka aspektin e vetë të përgjithshëm dhe atë veçantë. Bashkohen në atë që poqëse njeriu dëshiron me veprën e tij të krenohet para tjerëve që ata ta lavdërojnë, ta lartësojnë atëherë kjo është syefaqësi dhe dëshirë për të arritur vetëm të mirat e kësaj bote, sepse ai aktron tek njerëzit si dhe pret nga ata që ata ta respektojnë dhe ta lavdërojnë.

Ndërsa puna që bëhet për dynja është kur njeriu e bën një vepër të mirë me të cilën nuk e ka qëllim të duket para njerëzve mirëpo dëshiron me të të fiton nga përfitimet e kësaj bote, si p.sh. : ai i cili e kryen haxhin për dikë për të fituar para, ose lufton për plaçkë lufte, e të ngjashme me këto. Pra ai që punon për syefaqësi vepron që të lavdërohet nga njerëzit, ndërsa njeriu që punon për dynja bën vepra të mira me të cilat synon përfitime të kësaj bote, që të dyja këta punë janë shkatërruese, Allahu na ruajt nga gjërat që çojnë në hidhërimin e Allahut dhe në përfundimin e keq nga Ai.[1]

Shumë tekste aludojnë se ky person që vepron kështu ka humbur në dynja dhe në ahiret, thotë Allahu i Lartësuar në Kuran: Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe bukuritë e saj, Ne do t’ua shpërblejmë krejtësisht punët e tyre dhe në të nuk do t’u lihet gjë mangët. Këta janë ata për të cilët në botën tjetër nuk do të ketë kurrgjë, përveç zjarrit. Do t’u shembet çdo gjë që kanë bërë në këtë jetë dhe do t’u zhvlerësohet ajo që kanë punuar.[2] Gjithashtu thotë: Sa për atë që dëshiron këtë botë, Ne shpejtojmë që t’i japim çfarë të dëshirojmë atij që duam. Pastaj ia caktojmë atij Xhehenemin, në të cilin ai do të përvëlohet, duke qenë i turpëruar dhe i dëbuar.”[3] Kurse në suren Shura thotë: Atij që dëshiron shpërblim në jetën tjetër, Ne do t’ia shtojmë atë. Ndërsa atij që dëshiron shpërblim në këtë jetë, Ne do t’i japim pjesë prej saj, por ai nuk do të ketë pjesë në jetën tjetër.”[4] Gjithashtu këtë çështje Allahu e ka përmendur edhe ne suren Bekare duke thënë: “Disa njerëz thonë: “Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë!” Por, për këta, s’ka asnjë të mirë në botën tjetër.”[5]

Thotë i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Kush kërkon dije vetëm për të arritur përfitime të kësaj bote, nuk do ta shijon erën e xhenetit në Ditën e gjykimit”.[6]

Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Mos merrni dituri për tu krenuar para dijetarëve, e as që t’ju shitni mend të paditurve, e as për t’ju liruar vendi në vendtubime kush bën kështu për të ka zjarr, zjarr”.[7]

Ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “Mos e merrni diturinë për tre gjëra: Që t’ju shitni mend mendjelehtëve, të polemizoni me dijetarët apo që ti bëni njerëzit të shikojnë nga ju, mirëpo me fjalën tuaj të kërkoni shpërblimin prej Allahut, sepse ajo qëndron vazhdimisht ndërsa çdo gjë pos saj zhduket”.[8]

Për këtë arsye Allahu e ka marr përsipër ti jep lumturi atij të cilit e bën një vepër për Allahun. Përcjell Enesi se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ”Kush ka për qëllim ahiretin, Allahu atij personi ia pasuron zemrën e tij dhe ia mbledh forcat e tij, e si pasojë i vjen dynjaja e nënshtruar, ndërsa kush e ka për qëllim vetëm dynjanë Allahu atij personi ia vendos varfërinë para syve të tij dhe ia shkapërderdh forcat e tij, ndërsa nga dynjaja përfiton aq sa i ka caktuar Allahu”.[9]

[1] Shiko “Fet’hul mexhid” fq. 422, “Tejsirul-azizil hamid” fq. 534.

[2] Hud:15-16

[3] Isra:18

[4] Shura:20

[5] Bekare:200

[6] Transmeton Ebu Davudi 3/323 nr. 3664, Ibn Maxhe 1/93 nr. 252, Albani e ka cilësuar hadithin të saktë në “Sunen ibn Maxhe” 1/48.

[7] Transmeton Ibn Maxhe 1/93 nr. 254, Albani e ka bërë të saktë në “Sahih Ibn Maxhe” 1/48 kurse Albani e shënon në “Sahih Tergib ve Terhib” 1/46 në dy vende.

[8] Transmeton Darimiu 1/70 meukuf, Ibn Maxhe nga Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, në “Mukadime” 1/96 nr. 260, Albani e ka bërë hadithin të mirë në “Sahih Ibn Maxhe” 1/48 si dhe në “Sahih Tergib ve Terhib” 1/48.

[9] Transmeton Tirmidhiu 4/642 nr. 2465, Ibn Maxhe 2/1375 nr. 4105, Albani e ka vlerësuar hadithin si të saktë në “Sahihul-xhami” 5/351 dhe “Haditha esahiha” nr. 950.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592