NXËNËSI QË BËNTE KUR’ANIN HATME ÇDO NATË

NXËNËSI QË BËNTE KUR’ANIN HATME ÇDO NATË

0 1536

Tregohet se Imam Ahmedit i është thënë që njëri nga nxënësit e tij bën hatme Kuranin deri në mëngjes, pastaj e fal sabahun.
Imam Ahmedi dëshiroi ta mësoj se si të meditojë në Kuran, shkoi tek ai dhe i tha: “Më kanë lajmëruar se ti vepron kështu e kështu…”
Nxënësi u përgjigj: “Po, o Imam Ahmed.”
Imam Ahmedi i tha: “Kur të ikën dita dhe vjen nata, ngritu natën ashtu siç ke bërë edhe herëve tjera, por gjatë leximit të Kuranit paramendo sikur unë jam afër dhe të përcjell, pastaj më trego nesër!”
Të nesërmen erdhi nxënësi tek imam Ahmedi, e ai e pyeti, ndërsa ai u përgjigj: “Kam lexuar vetëm 10 xhuze!”
Imam Ahmedi i tha: “Shko dhe lexo sonte sikur të lexosh para Muhamedit, alejhi selam, shkoi dhe pastaj u kthye ditën e nesërme dhe tha: “O Imam Ahmed, nuk kam mundur ta përfundoj as xhuzin “Amme” xhuzin e fundit!!”
Imami i tha: “Shko dhe lexo sonte sikur lexon para Allahu azze ue xhel-le.”
U çudit nxënësi, shkoi dhe të nesërmen u kthye duke qajtë.”
Imami e pyeti: “Ç’bërë o biri im?”
Nxënësi u përgjigj duke qajtë: “O Imam, pasha Allahun nuk kam mundur ta përfundoj as Fatihan-Elhamin gjatë gjithë natës.”

Përktheu: Valdet Kamberi

www.albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 593