O BILAL! NGRITU DHE REHATONA ME NAMAZ!

O BILAL! NGRITU DHE REHATONA ME NAMAZ!

0 1233

Ekziston dallim mes atij që e fal namazin për tu rehatuar me të dhe mes atij që e fal namazin për tu rehatuar nga ai …!!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i thoshte Bilalit: “O Bilal! Ngritu dhe na rehato me namaz”.

Kurse sot disa nga njerëzit thonë: O imam, fale namazin të rehatohemi sa ma shpejt nga ai.

Nëse një ditë nga ditët të ngushtohen punët e dynjasë dhe nuk mundesh t’i dalsh ballë  dhembjeve dhe mundimeve …

Nëse të kanë kapluar pikëllimi dhe mërzia dhe ndjen se ke nevojë për ankesë dhe nuk e di kujt ti ankohesh …

Rikujtoje se ke Zot, Mëshirues, i cili i dëgjon ankesat e tua dhe i përgjigjet thirrjeve tua.

Rikujtoje fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “O Bilal! Ngritu dhe na rehato me namaz”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 601