6.8 C
Skopje
E hënë, 26 Maj, 2025

PAKËNAQËSIA, ZEMËRIMI DHE ATEIZMI


Ibën El-Xheuzij (597 h.) shënoi në biografinë e Sadekah b. Husejn El-Hadad, një kohanik i tij: “Mësoi Kuranin në fëmijëri, ndoqi ligjerata në lëminë e fikhut, kuptonte, debatonte dhe jepte ftefa.” Po ashtu, shkroi: “tërë jetën e tij kopjonte libra me pagesë.”
Si duket, varfëria kishte lënë gjurmë të thella në jetën e shejh Sadekas i cili ishte i shqetësuar dhe i pakënaqur me kushtet e rënda të jetës së tij që më vonë do të lënë tek ai pasoja shumë të këqija.
Detyrimi i tij për të punuar si kopjues librash, e bëri atë të lexonte libra të zhanreve të ndryshme, si dhe nga shumëllojshmëria e sekteve dhe feve dhe ky ishte një nga shkaqet e konfuzionit në besimin e tij. Ibën el-Xheuzi shton: “Gjyqtari, Ebu Ja’la Ibën el-Ferra’, më tha: “Që kur Sadekah kopjoi librin e Ibën Sina-s ‘Shifa’, ai ndryshoi”.
“Nga rrëshqitjet e gjuhës së tij dukej që tregonte besimin e tij të keq, ishte i padisiplinuar, kështu që kushdo që ulej me të, vërente diçka të tillë. Ndonjëherë simbolizonte mohimin e ringjalljes së trupave dhe prirej nga doktrina e filozofëve, e ndonjëherë kundërshtonte kaderin” (Ibën El-Xheuzij)
Nga fjalët që Ibën el-Xheuzij personalisht dëgjoi prej tij duket se Sadaka vuante nga dyshimet në lidhje me “problemin e ekzistencës së të keqes” dhe kundërshtimi ndaj caktimit të Zotit. Ishte i pakënaqur me jetën, ankohej shumë nga caktimi dhe kushtet e rënda dhe për këtë fajësonte Zotin e Madhëruar!
Ebul Hasan Ali bin Asakir El-Mukri’, e kishte dëgjuar Sadekan duke thënë: “Pasha Zotin, nuk e di se nga na sollën as nga cila ngushticë duan të na bartin”
Kur gjendja e tij finansiare ndryshoi nga varfëria në bollëk, në fund të jetës së tij, sërish ishte e pakënaqur dhe në një ndejë më shokët e tij të cilët i servuan ushqime të shijshme, tha: shikoni si më dërgoi (Zoti) pulë dhe ëmbëlsira në një kohë kur nuk mund të ha”
Nga pakënaqësia dhe zemërimi me jetën e tij ai besonte se bota është një rrëmujë, pa kuptim dhe pa urtësi. Në një rast teksa ishte dëgjuar vetëtima, kishte thënë: “lart rrëmujë, poshtë rrëmujë”
Ibën el-Xheuziu thotë: “Pasi dëgjoja gjithnjë e më shumë gjëra të tilla prej tij dhe nuk munda t’i gjej një justifikim, e braktisa për vite të tëra dhe nuk ia fala xhenazen kur vdiq.”
Ndjenja e pakënaqësisë me jetën, zemërimi ndaj kaderit dhe ndjenja e pakuptimësisë së jetës janë pothuajse tipare të përbashkëta te shumicës së ateistëve dhe skeptikëve dhe kushdo që lexon biografitë e ateistëve, do të zbulojë këtë në mënyrë të qartë ose metaforike.
Ateisti Franz Kafka thotë: “Unë nuk mund të bëj dallimin midis jetës dhe makthit”. Shpeshherë sfondet e vërteta psikologjike të ateizmit fshihen pas racionalitetit dhe ata kanë turp ta lidhin atë me ateizmin dhe dyshimet e tyre, për të mos ju thënë se janë skllevër të përvojave të dhimbshme.
Dinesh D’Souza thotë: “Shumë nga udhëheqësit e ateizmit modern janë besimtarë të cilët janë plagosur në një farë mënyre në jetën e tyre. Ata u plagosën nga një përvojë traumatike që u shkaktoi atyre aq shumë dhimbje, saqë ata ndërtuan barriera racionale kundër Zotit.” “Gjithmonë mbani mend, problemi me skeptikët nuk është ndonjë nga provat, por diçka që është në zemrat e tyre,” thotë Alex McFreland.
“Një gjë e përbashkët e të gjitha llojeve të skeptikëve është se kundërshtimet racionale nuk janë gjithmonë shkaku i fshehur i mosbesimit,” thotë Alex McFreland.
Ai shton: “Në shumë raste, skepticizmi i një personi paraprihet nga dhimbja psikologjike, ndonjëherë dhimbja e thellë. Mund të jetë e vështirë që disa të shohin se ka një lidhje mes dhimbjes së tyre dhe mohimit të Zotit.”

Dr. Aid b. S’ad Duserij
Zgjodhi dhe përktheu:
Agim Bekiri
18/12/2022

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...