15.8 C
Skopje
E martë, 27 Maj, 2025

PEJGAMBERIT PËR TË CILIN ISHTE NDALUR PERËNDIMI I DIELLIT

Pejgamberëve të Allahut u kanë ndodhur mrekulli të ndryshme të cilat kanë arritur edhe në ti kalojnë kufijtë e planetit Tokë. Isaut alejhi selam i ka zbritur Tryeza me ushqim nga qielli, është ngritur në qiell dhe pritet zbritja e tij afër kijametit, të dërguarit i është çarë hëna ndërsa këtij pejgamberi për të cilin po shkruaj, i është ndalur dielli për një kohë dhe nuk ka perenduar.

Cfarë ka ndodhur dhe kush është ky pejgamber na tregon i dërguar i Allahut në hadithin që e transmeton Buahriu dhe Muslimi nga Ebu Hurejreja radijallahu anhu se I dërguari i Allahut ka thënë:

“Një pejgamber nga pejgamberët ka dalur të luftojë dhe i ka thënë popullit të vet: mos të më pasojë asnjëri prej jush është fejuar me ndonjë grua dhe ai dëshiron të martohet me të, por ende nuk është martuar, as edhe ai që ka ndërtuar shtëpi, por nuk ia ka qitur kulmin dhe as ai që ka blerë dhen dhtatëzëne dhe është duke pritur lindjen e tyre. Ai luftoi derisa iu afrua një fshati në kohën e ikindisë, apo afër me kohën e saj dhe i tha diellit: ti je i urdhëruar dhe unë poashtu jam i urdhëruar. O Allah, ndaloje për ne. Dielli është ndalur derisa Allahu ia ka mundësuar fitoren atij dhe ai e ka tubuar plaçkën e luftës. Pastaj vjen zjarri që ta djegë por nuk e ka djegur. Ka thënë: në mesin e juaj ka vjedhje (gulul), andaj le të besatohet nga çdo fis një njeri. Duke u besatuar, i ngjitet dora te njëri nga ata. I thotë: në mesin e juaj ka vjedhje, andaj le të besatohen fisi yt. Duke u besatuar, dora iu ngjit te dy njerëz, apo tre njerëz. U thotë atyre: te ju ka vjedhje. Pastaj ata e sjellin një kokë sa kreu i lopës nga ari dhe e vendosin te plaçka e luftës. Pastaj menjëherë vjen zjarri dhe e djegë plaçkën e luftës. Më pas, Allahu e ka lejuar plaçkën e luftës nga ajo që e ka parë dobësinë tonë dhe pamundësinë tonë, andaj e ka lejuar për ne.”

Edhe pse këto gjëra janë vështirë për tu besuar, por besimtari musliman i cili e ka kuptuar se çfarë do të thotë pejgamber i Allahut dhe se çfsrë do të thotë muxhize, nuk ka pengesa dhe dyshime rreth këtyre gjërave.

Ky pejgamber ka qenë Jusha ibn Nun.

I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

“Nuk i është ndalur dielli kurrë asnjë njeriu, përpos Jusha ibn Nunit në netët kur ka ecur për në Bejtul Makdis.” / tra. Hatib el-Bagdadi

Ajo që na ndihmon ta shtojmë bindjen është edhe rasti kur i dërguari udhëtoi në isra deri në Kuds dhe u ngrit në miraxh së bashku me Xhinrilin me Burakun, e pastaj I kaloi edhe qiellin e shtatë, e kaloi nëpër Sidretu Munteha, e pastaj në të njejtën natë u kthye, u tregoi njerëzve për këtë ndodhi. Lajmi shprëndahet në Meke dhe mushrikët filluan të bëjnë pyetje me ironi. Ndëra e pyetën Ebu Bekrin:

Shoku yt po pretendon se ka shkur Brenda natës në Kuds?

Mirëpo Ebu Bekri ishte i pa luhatëshëm. Ai me plotë bindje u tha atyre: në i besojmë për kajmet që i vijnë nha qielli. Nëse ai e ka thënë, atëherë është e vërtetë. Ai prej atëherë u quajt siddik – i sinqerti, besniku.

Le të bëhemi edhe ne siddikë në besimin e lajmeve profetike.

Ali Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...