RAMAZANI, MUAJI I LEXIMIT DHE MEDITIMIT TË KURANIT
Në këtë muaj të bekuar Allahu i Madhëruar e zbriti Kur’anin Famëlartë, dhe mu për këtë arsye edhe selefu salih (të parët tanë) i kushtonin vëmendje më të madhe leximit të Kur’anit në Ramazan.
Njashtu, Xhibrili, alejhi selam, i vinte njëher në vitë në Ramazan Muhamedit, alejhi selam, për t’i përsëritur leximin e Kur’anit Muhamedit, alejhi selam, kurse në vitin e fundit të jetës së Muhamedit, alejhi selam, Xhibrili, alejhi selam, erdhi dy herë për t’ia përsëritur leximin e Kur’anit Muhamedit alejhi selam.
Njëherit, një gjë e tillë na jep të kuptojmë se Ramazani është muaj i leximit të Kur’anit.
Imam Zuhriu rahimehullah, kur hynte muaji i bekuar i Ramazanit, thoshte: ” Ky është muaj i Kur’anit dhe muaji i ushqimit.”
Imam Maliku, rahimehullah, kur hynte muaji i bekuar i Ramazanit, ndërprirste ligjeratat e tij, tubimet e diturisë, leximin e haditheve dhe e izolonte veten e tij natën dhe ditën duke lexuar dhe medituar Kur’anin.
Katade, rahimehullah, e bënte Kur’anin hatme çdo javë, ndërsa në Ramazan çdo të tretën ditë e bënte hatme Kur’anin, në dhjetë netët e fundit të Ramazanit bënte çdo natë hatme Kur’anin.
Allahu i Madhëruar, thotë:
“Padyshim, ata që e lexojnë Librin e Allahut dhe kryejnë namazin, dhe haptazi e fshehurazi japin nga ajo me çka i kemi furnizuar Ne, shpresojnë shpërblimin që nuk do të humbas.” (El Fatir: 29).
Hafidh Ibn Rexheb el Hanbeli, rahimehullah, ka thënë: ” Ka ardhur ndalesa nga sheriati islam në lidhje me leximin Kur’anit duke e bërë hatme Kur’anin më pak se tre ditë, ndërsa në vende dhe kohërat e bereqetshme një ndales e tillë bjen dhe nuk vlenë. Sidomos, në muajin e bekuar të Ramazanit, natën e Kadrit, etj. Si dhe vendet e begatshme në Meke, në këto kohra dhe vende pëlqehet shpeshtimi i shumtë i leximit të Kur’anit, duke e shfrytëzuar vendin dhe kohën e begatshme për t’i shumëfishuar shpërblimet. Të këtij mendimi janë Imam Ahmedi, Is’hak Ibn Rahuvejh dhe shumë prej dijetarëve të tjerë, qê aludon se leximi i shpeshtë i Kur’anit në këto kohëra dhe vende, lejohet të përfundohet çdo të tretën ditë apo edhe çdo ditë.”
Nga arabishtja: Suad B. Shabani
Burimi: albislam.com