PËR NJË RAMAZAN MË NDRYSHE ( 5 )

PËR NJË RAMAZAN MË NDRYSHE ( 5 )

0 1802

SHKAQET QË LEHTËSOJNË FALJEN E NAMAZIT TË NATËS NË RAMAZAN:

”Pjesët e trupit të tyre ngriten nga shtrati (për t’u falur); i luten Zotit të tyre duke druajtur dhe shpresuar, dhe japin (lëmoshë) nga ajo që u kemi dhënë Ne.” (Sexhde: 16).

”Dhe ata që e kalojnë natën, duke i bërë sexhde Zotit të tyre, dhe duke ndenjur në këmbë.” (Furkan: 64).

”Ata, kanë fjetur pak natën (duke iu lutur Allahut), po dhe në agim kërkonin falje.” (Dharijat: 17-18).

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- thotë: ”Namazi më i preferuar (më i mirë) pas namazit të caktuar (farz) është namazi i natës.”[1]

Ibn Munkediri,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Nuk ka mbetur asgjë nga kënaqêsit e kësaj dunjaje, pêrveç tre gjërave: Namazi i natës, takimi me vëllezërit dhe namazi kolektivë(me xhemat).”

Ebu Sulejman ed Darani ,Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Ata të cilë kalojnë natën në adhurim, kënaqen më shumë sesa njerëzit të cilët kënaqen me dëfrimet e tyre. Po mos të ishte nata nuk do doja të jetoja në këtë dynja.”

Shkaqet që lehtësojnë faljen e namazit të natës:

  1. Duke mos e tepruar në ushqim dhe pirje gjatë iftarit, ngase një gjë e tillë sjell gjumin.
  2. Duke mos e lodhur trupin gjatë ditë me gjëra që nuk kanë vlerë.
  3. Duke e shfrytëzuar kohën për të fjetur pas namazit të drekës, ngase një gjë e tillë e lehtëson faljen e namazit të natës në Ramazan.
  4. Duke i ruajtur gjymtyrët e trupit gjatë ditës nga mëkatet, ngase mëkatet pamundësojnë faljen e namazit të natës dhe shijimit të tij.
  5. Duke e ruajtur zemrën nga xhelozia, barjta e fjalëve dhe përgojimi i muslimanëve.
  6. Duke e ruajtur veten nga veprimi i gjërave të shpikura dhe prezentimin në to, bidatet e ndryshme.
  7. Duke mos u dhënë shumë pas gjërave dhe bukurive të dynjasë.
  8. Duke u frikësuar se do të jetë ky namazi dhe ramazani i fundit i jetës së tij në këtë dynja.
  9. Duke lexuar dhe ndëgjuar ligjerata të cilat flasin mbi vlerën e namazit të natës.
  10. Duke i veperuar të gjitha veprat vetëm për hirë të Allahut të Madhëruar.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

[1] (Shënuan; Muslimi: 8/55(në kapitullin e agjërimit), Ebu Davudi: 2412 (në kapitullin e agjërimit), Tirmidhiu: 2/227 (në kapitullin e namazit dhe Nesaiu: 3/207(në kapitullin e namazit të natës).

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 574