27.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

PËRJETO REXHEBIN DO SHOHËSH AXHEBIN – Bashkësia e re islame në RMV

Është ky një proverb arab që lidhet me një histori të vjetër qysh para Islamit. Në një variant të kësaj historie thuhet që kur vinte muaji rexheb, të gjithë ata që ndiheshin viktimë e padrejtësive të ndryshme, shkonin në Qabe dhe luteshin kundër zullumqarëve derisa lutjet e tyre të pranoheshin. Këtë e bënin me zë, që d.m.th. se kalimtarët si dhe ata që jetonin në afërsi të Qabes, i kaplonte habi (axheb) e madhe nga dertet e ndryshme që dëgjonin. Që këtu lindi thënia: “përjeto rexhebin do shohësh axhebin”, pra, do shohësh dhe dëgjosh gjëra që të habisin e të çudisin pa masë.
Mesa duket, habitë e rexhebit, s’kanë përfunduar, edhe pse jemi shumë larg asaj periudhe kur njerëzit s’gjenin qare tjetër pos grumbullimit të telasheve në hatret e tyre që shpërthenin me dënesë pranë shtëpisë së Allahut, gjatë këtij muaji hënor.
Sot, me 06 rexheb, 1442, nëpër media lexuam lajmin që habiti pothuajse çdo besimtar në RMV dhe jo vetëm – për Bashkësinë e re islame Dar-ul Hadith. Lidhur me këtë, unë do thosha dy fjalë:
1. Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut është institucion unifikues i besimtarëve muslimanë në këtë vend. Dëmtimi i këtij institucioni nënkupton dëmtimin e besimtarëve si një bashkësi e tërë. Prandaj, konsideroj që një veprim i tillë nuk është i matur si duhet dhe mund të sjellë pasoja negative për shoqërinë tonë.
Dikush mund t’i merr si pretekst vërejtjet e shumta ndaj BFI-së në RMV, për këtë hap, mirëpo, nëse çdo vërejtje do prodhojë një bashkësi islame, atëherë shtrohet pyetja kush mund të jetë ai i përkryeri që s’do merr asnjë vërejtje dhe si i tillë do luaj rolin e derës së mbyllur përballë fraksionizmit sfidues.
2. BFI duhet të riorganizojë veten me hapa më të shpejtë. Të ruaj institucionin nga një grusht njerëzish që ndihen të pazëvendësueshëm, të cilët, de facto mund ta kthejnë atë në një pronë private. Të qëndrojë larg nepotizmit. Të jetë transparanete në veprimtarinë e saj si dhe të hapur për çdo besimtar i cili dëshiron të kontribuojë në jetën fetare. Të pranojë mendimin ndryshe brenda suazave të Ehli Sunetit dhe të largojë elmentet dashakeqe brenda saj që thirrin në mendime uniforme gjë që detyrimisht do prodhojë ekstremin e kundërt.

Agim Bekiri, hatib në xhaminë h. Hajredin, Shkup
06/07/1442
18/02/2021

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...