20.8 C
Skopje
E hënë, 26 Maj, 2025

PERLAT PEJGAMBERIKE -14-

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ndodhë që robi t’ia mbulojë robit të Allahut (ndonjë të ligë apo mëkat), e që atij mos t’ia mbulojë Allahu mëkatet Ditën e Gjykimit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë se Allahu,- xhele veala!,- ka thënë: “O robërit e Mi, Unë ia kam bërë haram (ia kam ndaluar) Vetës Sime padrejtësinw dhe e kam bërë atë haram mes jush, andaj mos i bëni njëri tjetrit padrejtësi”.

Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmeton se Pejgamberi,-alejhi selam ka thënë!,- “Njeriu kur bën mëkat i shënohet një pikë e zezë në zemër, nëse pendohet i pastrohet zemra, e nëse vazhdon në mëkate, atëherë i nxihet e tërë zemra”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush i thotë shokut të vetë eja të luajmë bixhoz le të jep sadaka”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu ka mallkuar atë që bën tatuazh dhe atë që i bëhet tatuazhi, ata që ndryshojnë krijimtarinë e Allahut”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet bartësi i fjalëve”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush dëshiron ti shtohet risku dhe ti zgjatet jeta le ti mbajë lidhjet farefisnore”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu e urren atë njeri i cili flet fjalë amorale”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Secili prej jush është përgjegjës për diçka (për atë që i është besuar atij) dhe do të përgjigjet për atë (përgjegjësi që ka marrë)”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Dy lloje njerëzish nuk i prek zjarri i Xhehenemit: syri i cili loton e qanë nga frika e Allahut dhe syrin i cili kalon natën në rrugë të Allahut”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Sikur ta dinin njerëzit se çfarë ( të mira) ka në Ramazan, do të kishin shpresuar që tërë viti të jetë Ramazan”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Sillu ndaj njerëzve ashtu siç ke dëshirë që ata të sillen ndaj teje”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Shfrytëzoji pesë gjëra para se të vijnë pesë tjera:
1. Rininë tënd para pleqërisë.
2. Shëndetin tënd para sëmundjes.
3. Pasurinë para varfërisë.
4. Kohën e lirë para se të zihesh.
5. Jetën para vdekjes.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- thënë: “Njerëzit më të sprovuar janë pejgamberët, pastaj ata të cilët vijnë pas tyre( në iman- besim), pastaj ata që u vijnë pas tyre”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Dy rekate namaz për të vdekurin do të ishin më të vlefshme sesa dynjaja dhe çka ka në te”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai i cili agjëron Ramazanin me bindje në Allahun dhe duke kërkuar shpërblimin nga Allahu, atij do t’i falen mëkatet”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Namazi deri në namaz, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan, janë shlyerje e mëkateve të vepruara mes tyre, nëse distancoheni mëkateve të mëdha”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Njerëzit janë të barabartë sikurse dhëmbët e krehrit”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai i cili i jep iftar një agjëruesi ka shpërblim sikur ai që ka agjëruar, pa iu pakuar atij nga shpërblimi fare”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Ai i cili falet, lutet (e ngjall natën e Kadrit me lloje të ndryshme ibadetesh) me bindje për vlerën e asaj nate dhe duke kërkuar shpërblimin nga Allahu, do t’i falen mëkatet që i ka bërë më herët”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Dije se ke hak ndaj Zotit tënd, ke hak ndaj vetës tënde, ke hak ndaj familjes tënde dhe jepja secilit hakun që e meriton

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______________

 Muslimi: 2590.

 Muslimi: 2577.

 Tirmidhiu, Nesaiu, Ahmedi dhe Hakimi dhe sened të vërtetë.

 Buhariu dhe Muslimi.

 Buhariu dhe Muslimi.

 Buhariu dhe Muslimi.

 Buhariu dhe Muslimi.

 Ahmedi: 6872, ndërsa Ahmed Shakiri thotë se isnadi i tij është sahih.

 Buhariu: 893, Muslimi: 1289.

 Tirmidhiu: 1639 dhe ka thënë se hadithi është hasenun garib. Ndërsa Shejh Albani e ka bërë hadithin sahih.

 Mundhiriu në ” Tergib ve Terhib”, Ibën Huzejme në ”sahihun” e tij, Bejhekiu. Ibën Xheuzi e ka vlerësuar hadithin si të shpifur në ” Mevduat” 2/189.

 Ahmedi: 6807. Shejh Shuajb Arrnauti ka thënë se isnadi i hadithit është i vërtetë.

Hakimi në ” Mustedrekun e tij” 4/306, dhe ka thënë sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit edhe pse këta nuk e kanë transmetuar.

 Tirmidhiu. Shejh Albani e klasifikon hadithin si sahih: Shih- ” Sahihul Xhamiu, 992.

 Tergib ve Terhib: 1/251, nr.10.

 Buhariu: 38, Muslimi: 759,173.

 Muslimi: 233.

 Shejh Albani thotë se hadithi është daif. Shiko: Silsile ed Daife, nr: 3158.

 Ibën Maxhe: 1746, Shejh Albani thotë se hadithi është sahih.

 Nesaiu: 2193. Shejh Albani thotë se hadithi është sahih.

 Tirmidhiu: 2413 dhe ka thënë se hadithi është hasen sahih.

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...