PERLAT PEJGAMBERIKE -4-

PERLAT PEJGAMBERIKE -4-

0 991

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,- se ka thënë: “I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- u pyet se cila vepër është më e mirë? Ai,- salallahu alejhi ve selem!,- tha: “Besimi në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij”. Po pastaj, cila? Tha: “Pastaj xhihadi në rrugë të Allahut.” Po pastaj, cila? Tha: “Haxhi i pranuar.” Hadithi Sahih.[1].

Transmetohet nga Ibën Abasi ,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se: “Ai ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut,- salallahu alejhi selam!,- duke mbajtur hutbe, të thotë: “Të mos veçohet një burrë me një grua, vetëm nëse ajo është në shoqërinë e një të afërmi (me të cilin i ndalohet martesa) dhe as të mos udhëtojë gruaja pa një të afërmin e saj.” Një burrë u ngrit dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Gruaja ime është nisur për në haxh ndërsa unë u regjistrova ushtar në filan luftën. Tha: “Shko dhe bëj haxh me gruan tënde.” Hadithi Sahih.[2].

Transmetohet nga Ibën Umeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të dy!,- se i Dërguari i Allahut,- ka thënë: “Gruaja e cila kryen haxhin(haxhilere) nuk duhet të vendosë nikab, perçe, në fytyrë dhe as të veshë doreza.” Hadithi Sahih.[3]. Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Një burrë pyeti të Dërguarin e Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- : O i Dërguari i Allahut, ne udhëtojmë në det dhe mbartim pak ujë me vete. Nëse marrim abdes me të, do të na marrë etja pastaj. A të marrim abdes me ujin e detit? I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- tha: “Uji i tij është i pastër dhe e ngordhta e tij është e lejuar.” , Ebu Hadithi është Sahih.[4].

E vlerësoi si sahih- Buhariu, Tirmidhiu, Ibën Huzejme, Ibën Hibbani etj. Marrë nga Libri: “El Muharrer Fil Hadithë”, fq.33.

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kur dikush nga ju të falet imam i njerëzve, ta lehtësojë namazin pasi që në mesin e tyre gjenden të dobët, të sëmurë dhe të moshuar. Ndërsa kur të falet vetëm le ta zgjasë sa të dojë.” Hadithi është Sahih.[5]. Transmetohet nga Ebu Musa,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: i Dërguari i Allahut,- salallahu aeljhi ve selem!,- ka thënë: “Njeriu i cili shpërblehet me shpërblim më të madh për namazin e tij, është ai që e ka rrugën më të gjatë deri në Xhami. Hadithi Sahih.[6].

Transmetohet nga Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nëse gratë e juaja ju kërkojnë që të shkojnë në xhami në namazet e natës, jepuni lejë atyre.” Hadithi Sahih.[7].

Transmetohet nga Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se ka thënë: I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Namazi me kolektiv(xhemat) është më i mirë se namazi vetëm, me njëzet e shtatë gradë.” Hadithi Sahih.[8].

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi,-salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kujt ti jep Allahu,- azze ve xhele!,- pasuri, kurse ai nga ajo pasuri nuk jep e zekatin, atëherë kjo pasuri do ti shndërrohet atij në gjarpër helmues, koka e të cilit është e zhveshur me dy njolla të zeza. Ai do ti varet rreth qafës në Ditën e Kijametit, do ta kafshojë për nofullën e poshtme dhe do t’i thotë: – Unë jam pasuria yte, unë jam thesari yt!.”

Hadithi Sahih.[9]. Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Nuk ka ndonjë pronar i arit ose argjendit, e i cili nuk e jep zekatin për to, dhe që në Ditën e Gjykimit nuk do të ketë pllakë të zjarrtë, e cila do të nxehet fort në zjarrin e xhehenemit dhe e cila do tia djegë anët, ballin dhe shpinën e tij. Sa herë të ftohen (këto pjesë), sërish do ti digjen, në atë ditë e cila zgjat pesëdhjetë mijë vjet, pastaj do ta sheh rrugën e tij, ose ne xhenet ose në zjarr”. Hadithi Sahih.[10].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush ia mbulon të metat vëllaut të vet në këtë dunja Allahu do tia mbulon ati të metat në Ditën e Gjykimit”. Hadithi Sahih.[11]. Transmetohet nga Ebu Hurejra,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se një burrë i verbër tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë nuk kam njeri të më bjeri(shpie,dërgoje) në xhami. Pastaj i kërkoi të Dërguarit,- salallahu alejhi ve selem!,- që ti jepte leje për tu falur në shtëpi dhe ai,- salallahu alejhi ve selem!,- e lejoi. Por kur ai ktheu shpinën, i Dërguari,- salallahu alejhi ve selem!,- e thërriti dhe i tha: A e dëgjon ti ezanin? Po, tha ai. Atëherë përgjigjju thirrjes së tij.” Hadithi Sahih.[12]. Transmetohet nga Amër bin Ummi Mektum,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Thashë: O i Dërguari i Allahut! Unë jam i verbër dhe e kam shtëpinë time larg Xhamisë, ndërsa ndihmuesi që kam nuk më përshtatet, a më gjen ndonjë lehtësim që të falem në shtëpi? Ai,- salallahu alejhi veselem!,- tha: A e dëgjon ezanin? Po, tha ai. Atëherë nuk gjej lehtësim për ty.” Hadithi Sahih.[13]. Transmetohet nga Abdullah bin Mesudi,- Allahu qoftë i kënaqur prej tij!,- se ka thënë: “Nuk gjejë kënd prej nesh që të mos prezentonte namazin e sabahut dhe të jacisë, përveç ndonjë hipokriti të njohur. Kishte njerëz që vinin të mbajtur për krahu nga dy burra, deri sa vendosej në saf (në

rradhë).” Hadithi Sahih.[14].

Transmeton Temim ed Dari, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Kjo fe do të arrijë aty ku ka arritur nata dhe dita, nuk do të lërë Allahu shtëpi nga guri e as nga lëkura pa e futur Islamin me krenarinë e të krenuarit ose me nënçmimin e të nënçmuarit. Krenari me të cilën Allahu e ngre këtë fe dhe nënçmim me të cilin Allahu e poshtëron kufrin.” Sahih[15].

Nga Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve sel-lem!,- u kthye drejtë nesh dhe tha: “O emigrues në rrugë të Allahut! Janë pesë gjëra për të cilat lus Allahun të mos sprovoheni me to, e të mos i arrini ato. 1: Nuk është përhapur imoraliteti në ndonjë popull derisa ta shfaqin haptazi, e të mos përhapen në mesin e tyre murtaja (sëmundjet ngjitëse) dhe sëmundje të tjera të cilat nuk kanë ekzistuar te paraardhësit e tyre. 2: Nuk peshojnë dhe masin mangët, vetëm se do të ndëshkohen me varfëri, skamje dhe tirani të sundimtarëve (sulltanëve). 3: Nuk e ndërpresin dhënien e zakatit, vetëm se do tu ndërpritet rënia e shiut, sa që sikur të mos ishte shkaku i kafshëve nuk do të binte asnjë pikë. 4: Nuk e thyejnë premtimin e dhënë Allahut dhe premtimin e dhënë të Dërguarit të Tij,- salallahu alejhi ve selem!,- vetëm se Allahu atyre do tu përcaktoj një armik të jashtëm i cili do ua marri disa prej të mirave që i posedojnë. 5: Dhe nuk gjykojnë prijësit e tyre me ligj tjetër përveç Librit të Allahut, si dhe nuk zgjedhin gjykime të tjera përveç asaj që ka përcaktuar Ai, vetëm se Allahu do ti përçaj dhe do ua shtoj urrejtjen mes vete.” Hadithi Sahih.[16]. Nga Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se Pejgamberi,-salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

1:Nëse dikush kërkon ndihmë në emër të Allahut,- xhele veala!,- atëherë ndihmone. 2:Nëse dikush kërkon diçka në emer te Allahut atëherë jepni. 3:Nëse ju fton dikush atëherë përgjigjuni ftesës së tij. 4:Nëse dikush ju bën ndonjë të mirë atëherë kompenzojani atij. 5:Nëse nuk keni me çka të kompenzoni atëherë lutuni për të, ngase lutja do të konsiderohet kompenzim. Hadithi Sahih.[17]

Përzgjodhi dhe Përshtati

Suad Shabani

Burimi: albislam.com

_______

Referencat:

[1] – Mutefekun alejhi (Buhariu- nr. 1519 dhe Muslimi, nr. 135/83).

[2] – Shënuar nga Ahmedi në “Musnedin” e tij- 1/222, Buhariu- nr. 3006 dhe Muslimi- nr. 424/1341,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[3] – Shënuar nga Ahmedi, Buhariu, Nesaiu dhe Tirmidhiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[4] – Shënuar nga Ahmedi, Ebu Davudi,Ibën Maxhe, Nesaiu dhe Tirmidhiu.

[5] – Shënuar nga imam Ahmedi , Buhariu , Muslimi me nr. 185/467, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

[6] – Shënon Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

[7] – Shënuar nga Ahmedi, Buhariu, Muslimi , Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[8] – Shënuar nga imam Ahmedi, Buhariu,Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[9] – Shënon Imam Buhariu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!.

[10] – Shënon Imam Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

[11] – Shënon Imam Ahmedi.

[12] – Shënuar nga Muslimi, Nesaiu etj,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[13] – Shënuar nga Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[14] – Shënuar nga Ahmedi, Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ibën Maxhe.

[15] – (Shënon Ahmedi në Musnedin e tij dhe Bejhekiu në Sunenin e tij)

[16] – Shënon Ibën Maxhe,- Allahu e mëshiroftë!. Ndërsa, Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- e vlerësoi hadithin si Sahih(të vërtetë).

[17] – Shënuan Ebu Davudi dhe Nesaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600