27.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

PËRVETËSIMI I MORALIT NGA KUR‘ANI

باب التَّخَلُّقِ بأَخْلاَق القرآن

سأل سعد بن هشام بن عامر عائشة – رضي الله عنها – فقال: يا أمّ المؤمنين أنبئيني عن خلق رسول اللّه صلى اللّه عليه وسلم؟ قالت: ألست تقرأ القرآن؟ قلت: بلى، قالت: فإن خلق رسول اللّه صلى اللّه عليه وسلم كان كان لقرآن.

  1. Sa‘dibënHishamibënAmiri e pyeti Aishen, radijall-llahu anha: “Oj në­­na e besimtarëve! Më trego për moralin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira qofshin mbi të! Ajo tha: a nuk e lexon Kuranin?! Thash: Si jo! Tha: Morali i pej­gam­be­rit të Allahut ishte Kur‘ani.”[1]

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

﴿قَدْ جَاءكُم مِّنَ اللهِ نُورٌ وَكِتَابٌ مُّبِينٌ﴾

“Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë„[2]

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, rreth kuptimit të hadithit të lartë­­për­men­­dur thotë: “Veprimi sipas tij (Kuranit), të nda­lua­rit në kufijtë e tij, marrja e edukatës nga ai, marrja mësim nga shembujt dhe tre­gimet e tij, meditimi rreth fjalëve të tij dhe drejt­ële­xi­mi i tij…“[3]

Përmendëm në temën paraprake, në “Burimi i moralit të lar­të”  se njoh­ja e të mirës dhe të keqes edhe pse arrihet nëpër­mjet na­tyrës së pastër të nje­ri­ut (fitre)prapëseprapë kjo dritë është e man­­­gët dhe shuhet nga zakonet sho­­që­ro­re, për këtë shkak urtësia e Allahut kërkoi që ta plotësojë këtë dri­të me dri­tën hyjnore “Dritë përmbi dritë”[4], poashtu Allahu i madhëruar, tho­të: “Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë„[5] besimtarit nuk i mbetet gjë tjetër përpos që të lexojë Kuranin, të zbatojë detyrimet, të ndjek urdhrat dhe të largohet nga ndalesat.

Filozofët tentuan që ta plotësojnë këtë mangësi të natyrës së njeriut (fit­res) duke venduar rregulla dhe pari­me mbi moralin, mirëpo do­li në shesh joprincipialiteti i tyre, ngaqë është absurde përkufizimi i eti­kës së njeriut në bazë të një rregulli, për këtë shkak në Is­lam të mirën e gjejmë në urdhrat e Kuranit dhe udhëzimin e Pej­gamberit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të.Allahu i madhëruar tho­të: “Juve ju er­dhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë”[6] kurse Pej­gam­be­ri,lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

“Juve ua lash dy gjëra dhe nuk do të devijoni përderisa kapeni për to, Librin e Allahut dhe sunetin tim. ”[7]

Ekzistojnë disa rregulla islame të veçanta për di­­­­­­­­­sa zakone apo disa veprime:

1- Mesatari në të ushqyer dhe në shpenzim, larg shpër­do­rimit apo dorështrëngimit. Allahu i madhëruar thotë:

﴿وَالَّذِينَ إِذَا أَنْفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَلِكَ قَوَامًا﴾

“Edhe ata të cilët, kur shpenzojnë nuk janë as shpër­do­ru­es, as do­rë­­shtrë­nguar, por mbajnë një të mesme të drejtë mes dy anëve.”[8]

2- Gara në punë të mira, Allahu i madhëruar thotë:

﴿وَلِكُلٍّ وِجْهَةٌ هُوَ مُوَلِّيهَا فَاسْتَبِقُواْ الْخَيْرَاتِ أَيْنَ مَا تَكُونُواْ يَأْتِ بِكُمُ اللهُ جَمِيعًا﴾

“Secili (popull) ka një anë, drejt të cilit ai kthehet (në falje). Garoni pra, drejt gjithçka që është mirësi. Kudo që të jeni, Allahu do t’ju gru­mbu­­llojë të gjithëve.”[9]

3- Ndihma e ndërsjellë për mirësi e jo në të keqe. Alla­hu i madhëruar thotë:

﴿وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَاتَّقُواْ اللهَ إِنَّ اللهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ﴾

“Ndihmoni njëri tjetrin në mirësi e devotshmëri dhe mos ndi­h­mo­­ni një­ri tjetrin në mëkat e armiqësi. Dhe kini frikë Allahun se pa­dy­­shim Alla­hu është i Ashpër në ndëshkim.”[10]

4- Sjellja e butë me të tjerët. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, i tha Aishes:

“Çdo gjë që shoqërohet me butësi është e bukur, e nëse hiqet butësia, ajo  shëmtohet.”[11]

5- Të duash për vëllain tënd atë që e do për veten prej gjërave të mi­­ra: Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

“Asnjëri nuk e ka plotësuarbesimin përderisa të dë­shi­rojë për vëllain e tij atë që e dëshiron për vete.”[12]

6- Mosvënia nishan ndonjë gjë të gjallë, për ta qëlluar, siç vihen sen­­­de të lëkurës dhe të tjera. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

“Mos e bëni qëllim për ta goditur ndonjë gjë që ka shpirt.”[13]

“Dyzet hadithe mbi moralin – me komentim” AhmedMuadhHakij

Përktheu: Agim Bekiri

[1] Transmeton Muslimi

[2] Maide – 15

[3]Sherh Sahihul Muslim

[4]Nur – 35

[5]Maide – 15

[6]Maide – 15

[7]Maliku në Muvetta

[8]Furkan – 67

[9]Bekare – 148

[10]Maide – 2

[11]TransmetonMuslimi

[12]TransmetonBuhariu

[13]TransmetonMuslimi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...