PESË KOHËRAT KUR HAPEN DYERT E QIELLIT!

PESË KOHËRAT KUR HAPEN DYERT E QIELLIT!

0 3072
  1. Koha e parë: Para namazit të drekës.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Dyert e qiellit hapen kur dielli është në zenit, e nuk mbyllen deri sa të falet namazi i drekës, prandaj, kam dëshirë që në atë kohë të ngrihet një punë e mirë e imja.”

E saktësoi Shejh Albani në librin (Sahih el Xhami’) me numër (1532).

  1. Koha e dytë: Gjatë çdo ezani.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur të thirret (ezani) për namaz, hapen dyert e qiellit, dhe ju përgjigjet lutjeve.”

E saktësoi Shejh Albani në librin e tij (Sahih el Xhami’) me numër (818).

  1. Koha e tretë: Gjatë pritjes mes dy namazeve.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ju përgëzoj, Zoti ka hapur një derë prej dyerve të qiellit, dhe krenohet me ju para melaqeve, e ju thotë: “Shikoni robërit e Mi, kanë falur namazin farz dhe ata po presin farzin tjetër.”

Saktësoi Shejh Albani në librin e tij (Sahih el Xhami’) me numër (36).

  1. Koha e katërt: Në mesnatë.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Dyert e qiellit hapen ne mesnatë, e thërret një thirrës: A ka kush lutet që t’i pranohet lutja e tij? A ka kush që kërkon që t’i jipet? A ka të brengosur që t’i zgjidhen atij telashet? E nuk mbetet asnjë musliman që lutet vetëm se Allahu i përgjigjet atij; përpos prostitutes dhe haraçiut.”

E saktësoi Shejh Albani në librin e tij (Sahih el Xhami’) me numër (2971).

  1. Koha e pestë: Gjatë lutjes në fillim të namazit.

Me fjalët (Allahu Ekber Kebiran, vel hamdulilahi kethiran, ve subhanAllahi bukraten ve esilan – Allahu është më i Madh, shumë lavdi i qofshin Allahut dhe i lavdëruar dhe pa të meta qoftë Allahu, në mëngjes e në mbrëmje).

اللَّهُ أَكْبَرُ كَبِيرًا وَالْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيرًا وَسُبْحَانَ اللَّهِ بُكْرَةً وَأَصِيلًا

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë: Përderisa ishim duke u falur me të dërguarin e Allahut, një prej njerëzve tha: (Allahu Ekber Kebiran, vel hamdulilahi kethiran, ve subhanAllahi bukraten ve esilan) e i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem pyeti: “Kush tha; kështu e kështu?” U ngrit personi në këmbë dhe tha: “Unë o i dërguari i Allahut! Ai i tha: “Më çuditi kjo lutje, i janë hapur dyert e qiellit!”

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha: “Nuk e kam braktisur këtë lutje prej momentit që e dëgjova të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, të thotë ashtu.

E shënon Muslimi me numër (601).

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573