POROSI TË RËNDËSISHME PËR ÇDO DYZETVJEÇARË!

POROSI TË RËNDËSISHME PËR ÇDO DYZETVJEÇARË!

0 1298

Na fal për pyetjen!! A je ti në të dyzetat? Apo je afër apo i ke kaluar të dyzetat për pak?!

Mosha dyzetvjeçare është mosha e vetme të cilën e veçoi Kurani me një lutje të dalluar: “kur arrin në moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im! Më frymëzo që të të falënderoj për begatitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Tek Ty kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!”. Ahkaf 15.

Kjo lutje përmban falënderim për atë që kaloi dhe lutje për atë që vjen dhe paraqitjen e dashurisë së kësaj feje!

Dijetarët e kanë vërtetuar rëndësinë kësaj duaje, e veçanërisht për atë që i ka arritur të dyzetat, dhe se është sebep për pranimin e veprave. Allahu pas këtij ajeti tha: “Këta janë ata njerëz, të cilëve do t’ua pranojmë veprat e tyre më të mira e nuk do t’ua vëmë re veprat e tyre të këqija”. Ahkaf 16.

Dyzetvjeçari ndjen se e ka arritur majën e malit, dhe shikon prej lartë poshtë, dhe aty e sheh fëmijërinë e tij dhe rininë e tij, dhe e gjen se ëmbëlsia e asaj periudhe ende është prezente në brendësinë e tij, dhe shikon pak më lartë, dhe e gjen atë që i ka mbetur nga periudhat e jetës së tij dhe e kupton sesa afër saj që është ai! Është moshë ku njeriu ka mundësi t’i kupton të gjitha periudhat e jetës dhe t’i përjeton dhe të flet me ndjenjat e saj!

Në moshën dyzetvjeçare fillojnë të paraqiten thinjat, nëse ma herët vetëm se nuk kanë filluar, dhe fillon të dobësohet shikimi, dhe në moshën dyzetvjeçare e dëgjon për herë të parë në vende publike se na thërrasin me fjalët “urdhëroni prindi im” apo “urdhëroni axha im” apo “urdhëro halla ime”, dhe nga këto thirrje fytyrat e tona mbesin të habitura!

Në moshën dyzetvjeçare, na drejtohen ata që janë në të gjashtëdhjetat, dhe na thonë: Urime ende jeni në periudhën e rinisë! Dhe kjo na bën të çuditemi edhe ma tepër!

Në të dyzetat fillon kriza e mesit të jetës! Fillon pyetja e ashpër me paraqitjen para njerëzve: “Çfarë suksesi ke arritur në punën tënde?”, “Çfarë ke bërë për familjen tënde?”, “Çfarë ke arritur në jetën tënde”, “Çfarë ke arritur në marrëdhëniet e tua me Zotin tënd”.

O biri i Ademit, nëse nuk je kthyer kah Zoti yt dhe e ke arritur këtë moshë, kur do të kthehesh?! Kjo është pyetje që i dridh zemrat dhe e preokupon mendjen e njeriut! Problemi qëndron në faktin se ditët kaluan më shpejt se sa menduam! Gjatë fëmijërisë i shikonim ata që ishin në të dyzetat dhe mendonim se ata janë ngopur nga dynjaja e tyre, kurse sot e shohim se nuk mundëm të realizojmë shumë prej asaj që e planifikuam për ne, dhe se vitet ecin dhe nuk na japin shumë shanse.

Në të dyzetat e kuptojmë vlerën e realët të gjërave të mrekullueshme të cilat na rrethakojnë! I shikojmë prindërit tanë, nëse janë të gjallë, apo ndonjërin nga ata nëse është gjallë, dhe e ndjejmë se ata janë thesar, dhe se mbi ne bie detyrimi i respektimit dhe sjelljes së mirë. Po ashtu, i shikojmë fëmijët tanë dhe i shohim se janë rritë sikurse të jenë vëllezërit tanë dhe e presin shoqërimin tonë. Po ashtu i shikojmë shokët dhe ndjejmë kënaqësi të thellë me prezencën e tyre rreth nesh, dhe po ashtu i shohim gabimet dhe mangësitë e tona, dhe e shohim se nuk na takon neve, në këtë moshë dyzetvjeçare, t’i bëjmë ato dhe se ne duhet të jemi më të matur dhe më të urtë!

Në të dyzetat fillon korrja. Fillojmë të ndjejmë realisht se ne ishim sikurse ai që vrapon dhe vrapon dhe tash fillon të ngadalëson nga vrapimi i tij, dhe të kthehet kah tabela e rezultateve dhe t’i lexon rezultatet e para, dhe se ato përfundimtare ende nuk janë të llogaritura, vetëm se ndryshimi pas të dyzetave nuk është më i lehtë se sa që ishte më herët!

Përshëndetje për çdo njërin që i ka tejkaluar të dyzetat apo është afër.. lexojeni me vëmendje, e në veçanti ajetin, që të vërtetoheni se pas kësaj moshe për ne nuk ka tjetër, përveç se të kthehemi kah Allahu dhe të përgatitemi për takimin me Të dhe ta falënderojmë për atë që na dhuroi nga begatitë!

Përshtati: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573